Mesila Doda: Këtu duhet lëvizja #Vetëm ti hesht kundër Edi Ramës, inspirues i shtetit që shkrin si kripa në ujë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Këtu duhet lëvizja #Vetëm ti hesht kundër Edi Ramës, inspirues i shtetit që shkrin si kripa në ujë

08:45 | 07/10/2018
në Uncategorized
0

Fenomeni i përhapur, por fare pak i pranuar dhe i publikuar i dhunës me karakter seksual të vajzave dhe grave shqiptare. Lëvizja botërore #Me Too që lëkundi burrat e pushtetshëm dhe krahasimi që nuk po zë vend me mentalitetin tonë. A mund të jetë rasti Xhisiela një pikë nisjeje për “revolucionin e butë” për të drejtat e grave?

Bisedoi: Sebi Alla

1- Në vendin tonë janë fare të pakëta dhe krejt të papërfillshme denocimet për ngacmime apo krime seksuale, ndonëse shumë femra kanë rënë pre e këtij fenomeni. A duket sikur gratë dhe vajzat janë dyfish të dhunuara, që nënshtrohen dhe frikësohen nga denocimi ndaj burrave të pushteshëm të politikës, biznesit, apo edhe kategorisë së “të fortëve”? A është e rëndë edhe psikologjikisht heshtja për një grua të sulmuar, provokuar dhe në disa raste edhe detyruar që të jetë objekt i “krimeve seksuale”?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mesila Doda – Sipas mendimit tim situata është edhe më e rëndë se kaq. Po ndërtohet modeli ideal i burrit, jo më djali i mirë që punon dhe siguron mirëqenie e dashuri për famijen dhe partneren e tij, po ai i të fortit që dhunon brenda e jashtë shtëpisë, që di të vjedhë të shajë të rrahë e të rrihet, që flirton me politikën e i mbledh votat e pastaj i kërkon haraçin. Përfundimisht, stereotipi i shoqërisë shqiptare është kthyer kokapjekthi, djemtë e këqinj janë princët e kaltër të kohës, e më pas këtë zgjedhje vajzat e gratë e paguajnë fort e shtrenjtë. Ky është realiteti, i cili sjell për pasojë që heshtja të jetë normalitet e krimi seksual të justifikohet si dëshirë për t’u vetëdjegur me cigare.

2- Përse në vendin tonë është kaq e vështirë të ketë reagim. Kujt i druhen gratë dhe vajzat? Mentalitetit (që shoqëria gjykon e paragjykon të dhunuarën), frikës nga abuzuesit, apo mosbesimit ndaj institucioneve ligjzbatuese?

Mesila Doda – Le të marrim rastin e fundit, atë të Xhensilës, rasti që për ekselencë shembi infrastrukturën shtetërore që mbronte një dhunues, i cili në këtë histori ishte jo vetëm i biri i deputetit, por edhe siç e dëshmoi me zë e figurë në një moment sinqeriteti, edhe mbledhësi i votave të kryeministrit. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që ky i fundit t’i bindej dhe ta mbronte gjer në dëshpërim krimin e atyre që e sollën në pushtet dhe t’i justifikonte në çdo situatë. Pamë një viktimë që kërkoi ndihmë e u gjet para dyerve të mbyllura të shtetit. Pamë një oficer policie që u kanos me jetë nga keqbërësit e më pas u kërcënua rrugaçërisht edhe nga kryeministri, kur u quajt horr që nuk do i ndahej këmba këmbës duke promovuar një gjuhë toksike që është e denjë vetëm për trekëndëshin Rama, Rrahja dhe i biri. Mendoni që pas kësaj do ketë vajza e gra që do guxojnë të kërkojnë ndihmë tek një shtet që të mbyll derën fytyrës, nëse nuk je i fuqishëm e nëse nuk ke lidhjet e duhura? Kjo është një infrastrukturë e tërë që mbron dhunën e pushtetin e krimit e të flasësh për ndihmë për vajzat dhe gratë më duket luks i tepërt.

3- Lëvizja feministe në botë u rikthye fuqishëm pas një periudhe të gjatë dekadash përmes lëvizjes #Me too. Prej më shumë se një viti për këtë lëvizje janë ngritur pyetje të shumta nëse femrat sot ndihen më të mbrojtura, a vijojnë ta shikojnë interesin seksual mashkullor ende si kompliment e deri tek fakti nëse do të jemi në gjendje të ndërveprojmë në jetën e përditshme të punës së çdo njeriu që ndihet i ngacmuar, apo dhunuar seksualisht përmes forcimit të legjislacionit… Në këndvështrimin tuaj çfarë duhet bërë më shumë në këtë drejtim, me qëllim që lëvizje të tilla të mos mbeten vetem në kuadrin e denoncimit publik?

Mesila Doda – Sinqerisht, më duken si përralla me mbret këto për Shqipërinë. Kemi një kryeministër që etiketon median “kazan” e oficerin e policisë “horr”, që flet për opozitën duke i sharë më togfjalësha vulgarë si “derrat në llucë”. Kemi një polici që ende nuk gjen kamerat e personave që kanë hyrë në komisariat. Kemi shoqata të grave që heshtin e nuk bëzajnë për sa kohë nuk i jep urdher kryeministri… Në shqipëri fushata më e drejtë që duhet marrë jetë është #Vetëm ti hesht e kjo duhej drejtuar vetëm kundër një njeriu, inspiruesi i shtetit që shkrin si kripa në ujë.

http://www.mapo.al/a-mund-te-kete-nje-levizje-metoo-ne-shqiperi/

Etiketa: #Me Too#Vetëm ti heshtedi ramahorrinspirueskazankripa në ujëlevizjaMesila DodaSebi Alla

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Mollë sherri” për vrasjen në Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

"Mollë sherri" për vrasjen në Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com