Deputetja komenton batutat e kryeministrit në takimin me gratë socialiste
“E shemtuar, e turpshme, maskiliste, anti-feministe” e ka vlerësuar deputetja Mesila Doda sjelljen e kryeministrit Rama me gratë e PS-së, dje në 8 mars. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mesila Doda shkruan se “është e turpshme t’i mbledhësh gratë me 8 mars e të brohorasin për një burrë, nga cilido krah politik qoftë ky burrë. Ju lutem mos i përdorni si mall marketingu edhe më 8 mars. Të paktën këtë ditë lerini t’ja kushtojnë vetes, problemeve që kanë dhe gëzimit që duan ti japin mikeve, familjes e fëmijve…Boll 364 ditë, kursejani përdorimin edhe ditën e festës së tyre”, shkruan deputetjas Doda.
Një ditë më parë, kryeministri dhe burrat e tjerë të PS-së, u lëshuan në batuta banale në podiumin e ngritur përballë qindra grave socilaiste të cilat për çudi brohorisnin me ngazëllim, fjalët hidhe prit të kryeministrit me deputetin pandeli majko, se cili paskësh pas qënë më shumë feminist se tjetri.