Mediat e paguara nga Greqia, Idrizi: O të shitur, ne çamët jemi shqiptarë! Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat e paguara nga Greqia, Idrizi: O të shitur, ne çamët jemi shqiptarë! Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare (film)

20:31 | 20/10/2018
në Uncategorized
0

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi gjatë një konference për shtyp e ka quajtur Tradhëti Kombëtare shitjen e mediave në shërbim të Greqisë. Ai ka kërkuar nga kreu i shtetit të thërrasë Këshillin e Sigurimit, sepse jemi para një emergjence kombëtare. Sipas tij duhen zbuluar cilat janë mediat, gazetarët, politikanët dhe sipërmarësit e shitur. Sa është sasia e parave të investuara nga grekët dhe cili është qëllimi i këtyre parave? Prokuroria duhet të nisë urgjentisht hetimet, kurse kryeministri të vihet në lëvizje, si është vënë nga krahu tjetër homologu i tij grek që akuzon lart e poshtë për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Deklarata e Shëtim Idrizit, kryetar i PDIU–së:

Sot, skenari i blerjes së një pjese të mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të shqiptarëve.

1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.

Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrëveshjen e detit, të varrosë Çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Tani, besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kur ju paralajmëruam për aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese të mediave shqiptare e ku disa individë, gjoja të paanshëm, vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.

Ishim të qartë, kur ju shpjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-së, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik çam, megjithëse u votuam nga 76 mijë shqiptarë me një qëllim të vetëm: “Çamëria mos të ekzistojë!”.

Sot, Athina i ka duart fort brenda në politikën shqiptare.

Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athinës, e kishim  fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë jane bërë vasalë të Athines dhe kanë frikë për pushtetin e tyre.

Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe na ka kërcënuar në rrugën tonë drejt BE-së, kurse asnjë nga qeveritarët tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht…

Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm komunitetin çam, jo në kohën e komunizmit, por sot.

Kur ne rrihemi, vidhemi, stigmatizohemi se kërkojmë të drejtën tonë, një pjese e mediave tallet e i shërben me zell  relativizimit të Çështjes Çame.

Ne ngrejmë zërin për marrëveshtjen e toponimeve, ku 700 pleq çam detyrohen të ndërrojnë vendlindjet, prapë heshtje.

Ne ngrejmë zërin për ligjin e minoriteteve, ku Shqipëria u bë me 9 minoritete e zonat minoritare greke zgjerohen nga Finiqi e Dropulli ne Himarë e kudo, prapë heshtje.

Ne ngrejmë zërin, kur ndërtohen Varrezat e ushtarëve grekë për turpin tonë e asnje s’flet…, se është humane thonë e shkruajnë.

Po një varrezë për mijëra shqiptarë të Çamërisë nuk është humane?

Kur ne ngrejmë zërin e alarmin për Marrëveshjen e Detit dhe Greqia deklaron qe do zgjerohemi nga 6 deri në 12 milje, dhe Presideni deklaron që pa bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të vazhdojmë me këtë marëveshje, e prapë asnjë nuk flet, megjithëse se indiciet për këtë marrëveshje janë alarmante…

Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjeditë dhe padrejtësitë më të mëdha dha qe i është bërë kombit shqiptar, Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamërisë, disa heshtin e stigmatizojnë.

Po, është për turp o të shitur, se jemi shqiptarë po si ju!
Kur ne denonconim dje në Parlament e sot çdo ditë aktivitetet antikushtetuese për Vorio Epirin, ku dalin deputetë e funksionarë të lartë grekë me flamurin e Zografit, asnjë nuk flet e asnjë nuk vepron.

Pse ku jemi ku po shkojmë?

Sot, një pjesë e politikës, ajo që tregon vasalitet të vazhdueshëm ndaj Greqisë hesht.

Një pjesë e mediave hesht dhe është e blerë.

Prandaj, jemi në një emergjencë kombëtare, ku rëndojnë akuzat për Tradhëti Kombëtare.

Në këto kushte:

I kërkojmë Presidentit të Republikës të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të vërë në lëvizje të gjitha agjensitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë, ata që kanë marrë para. Të deklarohen shumat e qëllimet, sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion…

Po me vite sa është kjo shumë?

I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare e të kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtetë të fondeve të zeza-sekrete të dhëna nga Ministria e Jashtme greke, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe  qëllimin dhe ndikimin real që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinionit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë.

Ritheksoj që janë 1 milion euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare.
I kerkojmë urgjentisht Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë, cilat janë portalet, gazetat, televizionet, gazetarët, biznesmenët, OJQ-të që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të Ministrisë së Jashtme Greke, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Inteligjent Grek.

Ku u investuan këto para?

Me çfarë qëllimesh?

Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?

Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?

Ç’po bën Prokuroria e Përgjithshme, kur dje prokurorët e Athinës kanë nisur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror?

Ç’po bën kryeministri i Shqipërisë, kur dje kryeministri grek del të përgenjeshtrojë e të kërcenojë me nxjerrje të sekretit shtetëror?

Për sa kohe autoritetet e Tiranës dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë do të heshtin për këtë skandal të përmasave kombetare?

Me këtë rast e ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias  të investuar direkt me fonde sekrete në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë.

Ne shqiptarët e Çamërisë falenderojmë e u jemi mirënjohës mediave patriote shqiptare që kanë vënë alarmin.

Ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë dhe miqtë dhe armiqtë tanë. E gjitha është çështje kohe…

Etiketa: Greqiaidiotët e dobishëmIlir MetaKëshilli i Sigurisë KombëtaremediaShërbimi Inteligjent GrekShpetim Idrizi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Eshtrat e shenjta të shqiptarëve…

Eshtrat e shenjta të shqiptarëve…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com