Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni

Duhet të lëçisni

Ndryshon ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë...

Mbi 100 viktima, Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Vijojnë të jetë në shifra të larta numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë...

Qyteti që nuk buzëqesh

Nga Jona Koprencka Në vitin 2009 nisa studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Kujtoj ende se si gumëzhinte nga zërat dhe lëvizjet...

Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

Një 44-vjeçare është arrestuar në fshatin Maqellarë të Dibrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrën 74-vjeçare  e...

Ministria e jashtme greke raportohet se ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke, në kohën që partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.

Sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

“Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,”-shkruan CNN Greek.

“Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.

Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë.

Rrjeti citon nënkryetarët e parlamentit që merrnin pjesë në komisionin në fjalë, të kenë thënë se informacioni ishte tepër i përgjithshëm dhe i padetajuar.

Gjithsesi, kryetari i parlamentit Nikos Voutis, tha se “shkakton indinjatë publikimi i gjoja shpenzimeve sekrete të MPJ, ndërsa krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’.”

Shfrytëzimi i fondeve sekrete ishte një nga pikat e debatit të ashpër që u zhvillua të martën ndërmjet ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes Kammenos, që çoi në dorëheqjen e Kotzias.

Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka kërkuar që të publikohen të gjitha detajet nga transaksionet e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes.

“Menaxhimi i fondeve shtetërore nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ekuilibrat brenda qeverisë, por i intereson gjithë shoqërisë greke. Qeveria dhe personalisht zoti Tsipras duhet t’u japin përgjigje të pastra qytetarëve”,thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re.

Vetë qeveria ka akuzuar partinë më të madhe opozitare dhe kryetarin e saj, Kyriakos Mitsotakis. “Publikimi i gjoja informacioneve mbi disponimin e fondeve sekrete dëmton direkt interesat kombëtarë dhe është rezultat i mizerablitetit të Demokracisë së Re dhe zotit Mitsotakis”, nënvizon zyra e shtypit e kryeministrit grek.

“Nëse zoti Mitsotakis dëshiron të informohet për fondet sekrete, të kërkojë menjëherë takim me kryeministrin”, përfundon reagimi i qeverisë.

/Ora News.tv/

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndryshon ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë...

Mbi 100 viktima, Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Vijojnë të jetë në shifra të larta numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë...

Qyteti që nuk buzëqesh

Nga Jona Koprencka Në vitin 2009 nisa studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Kujtoj ende se si gumëzhinte nga zërat dhe lëvizjet...

Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

Një 44-vjeçare është arrestuar në fshatin Maqellarë të Dibrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrën 74-vjeçare  e...

“25 Prilli, referendum kundër korrupsionit”, Meta ashpërson tonet nga Borshi

Presidenti Ilir Meta përmes një fotoje të postuar në facebook nga rruga e shembur në aksin Borsh-Himarë, si pasojë e rëshqitjes së dherave ka...