“Me patericë, duke ecur zvarrë në rrugët e Prishtinës”, Nano: Pse Mustafa duhet të japë dorëheqjen (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me patericë, duke ecur zvarrë në rrugët e Prishtinës”, Nano: Pse Mustafa duhet të japë dorëheqjen (film)

18:46 | 28/12/2019
në Kryesore
0

Situata politike në Kosovë, pasi vendi është ende pa një qeveri, ishte tema e monologut të Mustafa Nanos në “Provokacija”.

Nano është shprehur se lideri i LDK, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqjen, pasi gjendja e tij fizike nuk është e mirë.

Mustafa e ka pranuar vetë një gjë të tillë publikisht, ndërsa Nano u shpreh se këto ditë Mustafa është parë duke ecur me një patericë në dorë në rrugët e Prishtinës, në tentativë për të arritur marrëveshjen.

Read more

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Teksa i ka uruar shërim të shpejtë, Nano ka theksuar se Mustafa duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk është i pazëvendësueshëm.

Mesazhi i plotë i Mustafa Nanos:

Në Prishtinë pas zgjedhjeve të fundit të cilat u fituan nga VV dhe nga LDK-ja, duke parë që ato të dyja janë partitë që kanë vendosur të negociojnë, ka kohë pra që kanë filluar negociatat. Gjatë kohës që këto negociata janë zhvilluar ne kemi pasur mundësi të shohim, përveç të tjerash nëpër rrugët e Prishtinës zotin Isa Mustafa të ecë ngadalë, shumë ngadalë, gati-gati të zvarrisë këmbët e veta për të shkuar diku, apo për tu larguar.

Ka patur gjithmonë në dorën e djathtë një patericë, tek e cila është mbështetur dhe në krahun e majtë ka pasur një person që e mbajtur për krahu dhe e ka ndihmuar që të ecë. Ai është i sëmurë, këtë gjë e ka pranuar vetë publikisht, ka pothuajse 2 vjet, vuan një sindromë e rrallë që quhet “Guillain Barre” dhe ka të bëjë me një dobësim muskulor që përparon me ritme të shpejta.

Pra është një sëmundje problematike në rrethanat në të cilat ndodhet Isa Mustafa. Ai ka mundur të frenojë përparimin e kësaj sëmundje në sajë të kurave dhe në sajë të kujdesit të mjekëve për fat të mirë mendjen e ka qiqërr sepse sëmundja nuk ka afektuar procesin e tij të të menduarit dhe kjo është ok, por fizikisht është i pamundur. Në vend të tij unë do të jepja dorëheqjen dhe do të tërhiqesha nga politika dhe do të fokusohesha tek shëndeti im personal, është një gjë që do ta bëja dhe nuk do shihnja asnjë në botë pse të mos e bëja sepse funksionet e Isa Mustafës në këtë rast dhe detyra që ai ka si kryetar i LDK-së një nga më të rëndësishmet. Kjo detyrë kërkon energji fizike, që Isa Mustafa sot nuk i ka.

Unë mendoj se ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen sepse ai mund të zëvendësohet, të gjithë njerëzit në këtë botë janë të zëvendësueshëm. Vetëm profetët nuk janë të zëvendësueshëm, mirëpo, profetët kanë një mandat që ua jep tjetërkush. Edhe profet është ai tjetërkushi që unë ju përmenda që mund t’ua heqë mandatin, të gjithë të tjerët janë të zëvendësueshëm dhe unë dua të them se Isa Mustafa nuk është profet, edhe ai vetë e di që nuk është profet. Isa Mustafa nuk është as Buda, nuk është as ndonjë perandor, ndonjë mbret, diktator se edhe këta për arsye të ndryshme e kanë të vështirë të japin dorëheqjen.

Ai nuk është as Papa i Romës, ndonëse edhe Papa për arsye shëndetësore ka ndodhur që ka dhënë dorëheqjen. Pra Isa Mustafa mund të zëvendësohet, sipas meje ka gjithmonë kohë që ai të japë dorëheqjen dhe duhet ta bëjë këtë për të mirën e partisë së vet, familjes së vet dhe mbi të gjitha për të mirën e vetë që unë ia urj nga studioja e “Provokacija” nga thellësia e zemrës sime, shërim të shpejtë dhe të plotë. Mirëpo, deri atëherë do të ishte mirë që ai të jepte dorëheqjen sepse e gjitha kjo që po ndodh përveç të tjerash është pak groteske dhe qesharake. Është qesharake të shohësh një lider politik që vjen vërdallë, stërmundohet dhe torturohet, vjen vërdallë nëpër rrugë për të bërë disa negociata që fare mirë mund t’i bënte dikush tjetër.

Përsëris edhe njëherë, shërim të shpejtë dhe të plotë zotit Isa Mustafa. Ky ishte monologum im për sonte.

Etiketa: Isa MustafaKosovamonologuMustafa NanoprovokacijaSituata politike ne Kosove

Të Lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

nga 27
22:12 | 13/05/2026
0

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

nga 27
21:32 | 13/05/2026
0

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”. Sfida e luajtur...

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

nga 27
21:20 | 13/05/2026
0

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

nga 27
20:48 | 13/05/2026
0

Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias në pjesën e parë, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në “Air Albania”...

Para
Ish-deputetja Metaliaj: Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë, shteti po i vret për së dyti

Ish-deputetja Metaliaj: Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë, shteti po i vret për së dyti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

22:12 | 13/05/2026
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

21:32 | 13/05/2026
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

21:20 | 13/05/2026
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

20:48 | 13/05/2026
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

20:00 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –
  • Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –
  • Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –
  • Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –
  • Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com