Më 11 shtator mblidhet Asambleja e Rilindjes. A do të shkarkohet Sandër Lleshaj? Ja çfarë ka zbuluar televizioni pranë qeverisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më 11 shtator mblidhet Asambleja e Rilindjes. A do të shkarkohet Sandër Lleshaj? Ja çfarë ka zbuluar televizioni pranë qeverisë

18:55 | 07/09/2020
në Kryesore
0

Më 11 shtator, të premten mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku do të merren vendimet politike për fushatën elektorale, lidhur me zgjedhjet e dekretuara tashmë, që do të mbahen me 25 prill të vitit të ardhshëm.

Çfarë pritet nga kjo mbledhje më me kërshëri, është ndryshimi i mundshëm i qeverisë.

Vetë Rama e ka bërë të ditur, se, ata që janë të lodhur do të lihen në stol, duke lënë të kuptohet se do të ketë lëvizje.

Read more

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Po ashtu, Top Channel tha një ditë se të paktën dy ministra do të largohen.

Ilir Beqaj, me detyra e përgjegjësi të reja të ngarkuara nga Kryeministri, u shpreh se derisa gjithë bota po ndryshon, nuk ka pse të mos ndodhë kjo edhe me qeverinë.

Dhe Asambleja është vendi i duhur.

Në befasi të plotë, Rama ka krijuar momente të tilla shpesh, ku dikush ikën e dikush vjen dhe e gjitha merret vesh aty për aty. Kjo ka ndikuar për të rritur autoritetin e Ramës në parti.

Eshtë shumë e besueshme, se një nga ikjet më të forta nga qeveria, të jetë ajo e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Prej kohësh flitet se raportet mes Ramës dhe Lleshajt nuk janë më ato të fillimit.

Në fillim të vitit, mendohej se do të ndodhte një rrokadë mes Lleshajt dhe Xhaçkës, por pandemia ngriu gjithçka.

Burime serioze pranë Ministrisë së Brendshme, bëjnë me dije për gazetën Mapo se ka disa ditë që Lleshaj nuk ka sjelljen dhe humorin e zakonshëm. Pothuajse pjesa më e madhe e stafit ka kuptuar se me 11 shtator, do të njoftohet një Ministër i ri.

Rrethana që e bën edhe më të besueshëm këtë zhvillim, është se në vend të Lleshajt, Rama caktoi si drejtuese politikë të Qarkut të Lezhës, Lindita Nikollën, ndërkohë që Ministri raportohet se kishte nisur punë atje, takimet me strukturat dhe përgatitjet për zgjedhjet.

Janë edhe ministra të tjerë, që kanë ardhur në krye të pushtetit, pa mund, pa kontribut partiak, dhe që nuk janë elektoralë, madje kanë krijuar kosto për shkak të mungesës së komunikimit, apo arrogancës. Edhe ata mund të bien në gijotinën e 11 shtatorit.

Megjithatë, çdo gjë ngelet për t’u konfirmuar.

Nga ana tjetër, mëtonjësit për Ministër të Brendshëm, nëse largohet Lleshaj nuk janë pak.

Në korridoret e PS, përveç Xhaçkës, përflitet jo rrallë edhe Taulant Balla.

/Gazeta Mapo/

Etiketa: Aleksandër LleshajAsambleja e Rilindjesedi ramaLindita NikollaOlta Xhackasander lleshajTaulant Ballatelevizioni pranë qeverisë

Të Lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Para

Mbesa e Bin Laden bën parashikimin e frikshëm: Do të ketë një 11 shtator të dytë, nëse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com