Komisioni i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese. Në takim mungon opozita e cila ka vendosur të mos marrë pjesë.
Një ditë më parë, nëpërmjet një letre, Gramoz Ruçi i kërkonte kreut të Kuvendit Ilir Meta, që Konferenca e Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën ligjore që duhet te ndjekë miratimi i reformës.
Por letrën e Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e quajti provokim të rëndë ndaj opozitës.