Lideri i Opozitës Lulzim Basha do të mbajë një mbledhje ditën e nesërme me anëtarët e kryesisë.
Theksohet se Basha do i prezantojë anëtarëve të kryesisë procesin se si u arrit dakordësia për identifikimin biometrik dhe pse u refuzua nga PS formula e propozuar për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore.
Në mbledhje me kryesinë pritet që Basha të japë edhe udhëzime për nisjen e takimeve në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Mbledhja është njoftuar se do të mbahet nesër rreth orës 11:00