Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Heqja e reciprocitetit, SHBA riaktivizon fondet dhe programet për Kosovën

Nga Klodiana 0

SHBA duket se ka filluar riaktivizimin e fondeve dhe programeve për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit ndaj Serbisë.

Një agjenci e pavarur qeveritare e SHBA, Milenium Challenge Corporation informon se ka rifilluar zbatimin e programit të saj për të rritur ekonominë e Kosovës duke ulur edhe varfërinë.

Mediat vendase zbulojnë se kjo agjenci amerikane kishte ndërprerë programin kur Albin Kurti, ish- kryeministri i Kosovës vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej