Marrëveshja me Greqinë, Imami akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Negociatat kanë mbaruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Greqinë, Imami akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Negociatat kanë mbaruar

08:16 | 28/02/2018
në Uncategorized
0

Ish-ministri i Mbrojtes Arben Imami ka komentuar bisedimet mes palës shqiptare dhe asaj greke duke theksuar se nuk janë aq sportive sa duken.

Ai nënvizon se negociatat jo vetëm që kanë filluar, por edhe mund të kenë mbaruar. Imami ndalet edhe te kolonel Artur Meçollari, një nga emrat më të përfolur në listën e negociatorëve për kufirin detar me Greqinë.

Artur Meçollari është larguar nga detyra në 2012 nga Arben Imami, pas përplasjeve asokohe me ish-ministrin e Mbrojtjes, ndërsa është rikthyer në detyrë me vendim gjykate në 2013.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për Imamin Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të Mbrojtjes sepse kjo ministri nën drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura.

Berisha e ka cilësuar Meçollarin spiun ndërsa Imami thekson se dosja e Shërbimit Informativ Ushtarak për të s’mund të rrëzohet nga asnjë gjykatë.

Ai gjithashtu thotë se kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit”

Ish ministri deklaron se vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset “hero”, ndërsa thekson se kryetari i PD nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjes nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha.

Deklarata e Imamit

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat  dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.

Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:

  1. Z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nen drejtimin e Partise Socialiste, nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon ShIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.
  2. Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS. I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset “hero”. Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjes nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim. Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri.

 

Etiketa: Arben ImamiArtur Mecollariedi ramaGreqiaLulzim BashanegociataSali Berisha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dëborë jashtë, skamje brenda, Kraja: Një TV ku shoh politikanët më përjashtoi nga ndihma ekonomike

Dëborë jashtë, skamje brenda, Kraja: Një TV ku shoh politikanët më përjashtoi nga ndihma ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com