Marrëveshja me Bashën/ Mediu: Rama ka dashur të eliminojë partnerët e tij nga përfitimi i koalicionit dhe qeverisja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Bashën/ Mediu: Rama ka dashur të eliminojë partnerët e tij nga përfitimi i koalicionit dhe qeverisja

11:17 | 22/05/2017
në Uncategorized
0
Deputeti i PR, Fatmir Mediu, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Mediu, during a meeting of the National Integration Council.

Deputeti i PR, Fatmir Mediu, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Mediu, during a meeting of the National Integration Council.

Marrëveshja Rama-Basha ka krijuar padyshim një problem me përjashtimin e partive të vogla dhe duket qartë që Rama ka dashur të eliminojë partnerët e tij nga përfitimi i koalicionit dhe qeverisja

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për “Koha Jonë” është shprehur se marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha më shumë se zgjidhje ndaj krizës politike, prodhoi një tjetër “krizë” që prek partitë e vogla, të cilët janë shfaqur disi të zhgënjyer.

Mediu falenderoi Metën dhe Idrizin për rolin dhe mbështetjen e tyre që tryeza Rama-Basha të organizohej për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

I pyetur nëse po tentohet të shkohet drejt sistemit dy-partiak si në SHBA, kreu i PR-së u shpreh që “…sistemi dy partiak nuk duhet synuar duke imponuar marrëveshje apo ligje që përjashtojnë parti apo shqiptarët nga përfaqësimi dhe pjesëmarrja në demokraci, por nëpërmjet ndarjes politike të së majtës dhe së djathtës nga ideologjia politike”.

Intervista e plotë nga Redjon Shtylla

Përgjatë tre muajve që zgjati protesta e opozitës, finalizimi i saj u arrit falë organizimit të një tryeze nga Ju dhe z.Duka, një tryezë e cila do të spostohej me vetëm dy diskutantë, z. Rama dhe z.Basha. Si ju duket mbyllja e kësaj marrëveshjeje? Pse nuk u kërkua nga partitë e vogla që të ishin të pranishme në diskutimet finale?

Që në fillim dua të falënderoj z.Meta, z.Vasili dhe z.Idrizi sepse pa mbështetjen e tyre kjo tryezë nuk do ishte organizuar. Kontaktin dhe miratimin e parë për këtë tryezë e kam pasur dhe e kam marrë nga z.Meta, i cili ka kërkuar zgjidhjen e situatës dhe zgjedhje bashkë me opozitën. Ideja ishte ta organizonim së bashku me z.Idrizi por përfundimisht e thirrëm me z.Duka. Qëndrimi i LSI-së dhe PDIU-së, i dhanë vlerë tryezës duke treguar që paketa Amerikane bazuar në propozim e McAllister ishte zgjidhja e vetme. Në tryezë ka pasur debate dhe qëndrime të ndryshme. Të gjithë u pajtuan me propozimin Amerikan me përjashtim të z.Rama. z.Rama kërkoi që në fillim të takimit një bisedë me Bashën, gjë, e cila u pranua nga të gjithë të pranishmit. z.Rama para takimit me z.Basha ka zhvilluar një takim më vete mbas përfundimit të tryezës me z.Vasili dhe me z.Idrizi dhe më tej me z.Basha. Pra ne ramë dakort të gjithë që ata takoheshin më vete dhe ajo që është jo normale është fakti që ata vazhduan negociatat pa kontaktuar me aleatët e tyre. z.Basha i ka qëndruar paketës Amerikane dhe besoj po përpiqet që të ndërtojë një marrëdhënie të drejtë opozitare.

Marrëveshja Rama-Basha, mbikaloi disa nga pikat e paketës McAllister, duke nisur që nga data e zgjedhjeve. Ka pasur një konsultim z.Basha me aleatët apo gjithçka u finalizua nga vetë palët? Ishte një “Pazar” siç është cilësuar këto ditë nga skeptikët?

Besoj që paketa e Amerikane e bazuar në propozimin McAllister është respektuar në mbi 90% të saj. Largimi nga kontrolli politik i disa ministrive dhe enteve shtetërore dhe zëvendësimi i tyre me teknik, është bërë me qëllim që të shmanget angazhimi i paligjshëm i tyre në zgjedhje. Për datën mendoj që është shumë afër megjithatë një marrëveshje konsideron kërkesat e të dy palëve. Nuk është Pazar është një marrëveshje për të pasur garancitë minimale të domosdoshme për zgjedhje të ndershme

Sa sukses besoni se do të ketë ky bashkëpunim në organizimin e zgjedhjeve?

Shpresoj që të ketë sukses për të pasur garancitë minimale, por duke pasur në konsideratë faktin që kriminalizimi i politikës, krimi i organizuar, korrupsioni dhe sidomos trafiku i drogës nuk ishin rastësi por marrëdhënie dhe bashkëpunim në qeverinë Rama. Do isha naiv të besoja se meqenëse Rama firmosi një marrëveshje ata do heqin dorë nga manipulimi i zgjedhjeve.

Përveç zgjidhjes së krizës mes dy forcave të mëdha, marrëveshja Rama-Basha prodhoi një tjetër krizë, atë të ekzistencës apo jo të partive të vogla, jo vetëm për garën e 25 qershorit, por edhe në zgjedhjet që do pasojnë. Si do jetë kandidimi i PR-së në zgjedhje? Do të krijojë PR-ja grupin e saj parlamentar apo keni rënë dakord me z.Basha që kryetarët e partive aleate të jenë në listat e PD?

Padyshim që ka krijuar një problem me përjashtimin e partive të vogla dhe duket qartë që Rama ka dashur të eliminojë partnerët e tij nga përfitimi i koalicionit dhe qeverisja. Përsa i përket opozitës dhe PR-së, mendoj që duhet të analizojmë mundësitë e maksimalizimit të votave dhe po ashtu partitë të vlerësohen nga pesha e tyre elektorale njësoj sikur të ishin në kushtet e koalicionit.

Lidhur me këtë çështje keni diskutuar me z.Basha? z.Duka dhe z.Ndoka, por edhe z.Shehi kanë shprehur rezerva për përfaqësimin e tyre me logon e PD-së në zgjedhje, duke e parë këtë si mundësi shkrirjeje të partive të vogla. Realisht a po tentohet të shkohet drejt sistemit 2-partiak, si në SHBA?

Sistemi dy partiak nuk duhet synuar duke imponuar marrëveshje apo ligje që përjashtojnë parti apo shqiptarët nga përfaqësimi dhe pjesëmarrja në demokraci, por nëpërmjet ndarjes politike të së majtës dhe së djathtës nga ideologjia politike dhe organizmi kushtetues për të garantuar një demokraci përfaqësuese. Është e rëndësishme që në paketë është parashikuar një reformë kushtetuese në kuadër të një Republike të re, e cila duhet të konsiderojë organizmin politik dhe elektoral më të dobishëm.

Duket se marrëveshja e 18 majit parashikon dhe bashkëpunim paszgjedhor mes PS-së dhe PD-së, do ta mbështesnit ju si PR-në këtë?

Bashkëpunimi mbas zgjedhjeve parashikon reforma ligjore dhe institucionale që kanë domosdoshmëri bashkëpunimin pozitë-opozitë dhe reforma Kushtetuese që unë përmenda ka nevojë për këtë marrëdhënie dhe PR-ja e mbështet padyshim.

 

Etiketa: Fatmir Mediuintervistëkoalicionmarreveshja Rama-Bashapartite e voglaPDIUShpetim Idrizisistem dy partiak

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Padia për listat e kandidatëve, PAP tërhiqet nga ankimimi

Padia për listat e kandidatëve, PAP tërhiqet nga ankimimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com