Pak ditë para betimit si President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dorëzoi mandatin e deputetit.
Në këto kushte, Kuvendi i ka kërkuar KQZ, zëvendësimin e mandatit të Metës sipas listës së kandidatëve të LSI në Qarkun e Tiranës.
I katërti në listën e LSI-së është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Por ky i fundit, përmes një shkrese drejtuar KQZ-së ka refuzuar mandatin e dpeutetit.
“Është formalitet i panevojshëm. Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”,është shprehur Manjani.
Në këto ushte pritet që mandati t’i kalojë kandidatit Ardit Çela, i pesti në listën shumëemërore të LSI-së, i cili nëse pranon do jetë deputet në Kuvend për një muaj, deri në konstituimin e Parlamentit të ri në javën e parë të shtatorit.