Deputeti Lefter Maliqi deklaroi se maxhoranca e ka mendjen të vjedhë, edhe në kohë pandemie.
Duke folur në parlament, Maliqi theksoi se parlamenti i Shqipërisë mblidhet nga interesat e shumicës e jo nga ato të popullit shqiptar.
“Opozita jashtë-parlamentare thotë se duhen teste masive. Maxhoranca nuk e ka mendjen tek populli, por tek pazaret e tyre. Këta nuk duan të ngrejnë Gjykatën Kushtetuese.
Kjo sepse këta vodhën votat, manipuluan votat, këta kanë frikë nga zgjedhjet e ndershme. Ky parlament mblidhen vetëm për interesat e shumicës”, tha Maliqi.