Një aksident rrugor ka ndodhur në kryeqytet, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Mësohet se një motor është përplasur me një automjet dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Mësohet se kalimtarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.