Lulzim, mos gënje avokatin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim, mos gënje avokatin!

21:26 | 11/07/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ajo që po i ndodh Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, është pak a shumë, ajo që u ndodhte shpesh delinkuentëve shqiptarë në Perëndim, në vitet ‘90 që akuzoheshin për trafiqe apo vrasje. Kur ata gjenin një avokat perëndimor, fillonin gënjenin avokatin, pasi e konsideronin pjesë të komplotit për t’i dënuar. Pastaj avokati i merrte për të vërteta ato që i thoshte klienti dhe në përpjekje për të mbrojtur klientin, në fakt shkonte tek e vërteta, duke e dënuar klientin e tij.

Kështu po i ndodh edhe Lulzim Bashës. Ai qysh në fillim të këtj procesi ka fshehur problemin, dhe ka shpikur probleme që nuk ekzistojnë, duke folur për kapje të sistemit nga Edi Rama, apo nevojën për vende të rezervuara. E vërteta është se halli i tij ka qenë kontrolli ndërkombëtar mbi procesin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe për shkak të këtij vesi të tij, SHBA dhe BE, u morën me hallin që ai tregonte dhe jo hallin që ai fshihte, duke e nxjerrë më në fund në një pozitë shumë më të keqe javën e fundit të këtij procesi, se sa javën e parë. Tani Bashës i janë tejplotësuar gjithë kërkesat që ka pasur, por i është përkeqësuar halli real që ka pasur, kontrolli ndërkombëtar i procesit. Atij përveç BE i është shtuar dhe SHBA dhe ai deri të mërkurën, duhet të japë përgjigje për një hall që nuk e ka treguar.

Kësisoj fati i reformës në drejtësi, përfundoi në një betejë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe halleve të Sali Berishës me drejtësinë.

Ndihmës-zëvendës-sekretarja, Viktoria Nuland është përfshirë në javën e fundit në këtë proces në emër të Shteteve të Bashkuara, duke i hequr të gjithë alibitë Partisë Demokratike, se kjo është një reformë e Edi Ramës dhe shumicës për të kapur sistemin e drejtësisë. Propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i jep Partisë Demokratike më shumë se çfarë ka kërkuar lidhur me Komisionin e Kontrollit, duke ndarë në mënyrë të barabartë anëtarët e Komisionit, por ka forcuar ndërkohë zyrën e filtrimit të kandidaturave, që do paraqiten, përmes një projekti që tani përveç Bashkimit Europian do t’i shtohen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpara se të vinte në Tiranë, Nuland ka negociuar shtimin e SHBA në këtë projekt, ndërkohë që Rama ka qenë në Samitin e Varshavës  duke marrë dhe aprovimin europian për këtë çështje. Gjermania, Franca dhe më pas Brukseli, kanë dhënë miratimin për përfshirjen e SHBA në këtë proces dhe kjo i ka hapur dritën e gjelbër propozimit amerikan për Partinë Demokratike, i cili heq gjithë alibitë e mundshme për vendet e rezervuara, dhe e ekspozon Partinë Demokratike, përpara hallit të saj të vërtetë, filtrimin e kandidaturave nga BE dhe SHBA.

Prej fillimit të këtij procesi, shumica ka qenë pro çdo lloj propozimi të ardhur nga BE dhe SHBA dhe e ka kthyer gjithë sagën e mundimshme të negociatave, në një betejë nervash mes SHBA dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës, i cili është i vendosur të mos lëshojë “sovranitetin” familjar që ka mbi drejtësinë, në duart e Perëndimit.

Lulzim Basha ka qenë në pozita shumë të vështira në takimin me zonjën Nuland, kur ka bërë sikur nuk e ka lexuar propozimin amerikan që e ka pasur paraprakisht në zyrën e tij tre ditë më parë, duke u justifikuar se ka qenë në udhëtim jashtë Shqipërisë.

Kjo tregon ngërçin real që ai ka edhe me propozimin e ri, i cili për hir të së vërtetës është më shpartalluesi për PD, pasi zbulon problemin e vërtet të saj, kontrollin e Perëndimit mbi drejtësinë.

Tani ditën e mërkurë Lulzim Basha ka shans të thotë ose “Po”, ose “Jo”. Nëse thotë “Jo” atëherë deputetët e Partisë Demokratike që i kanë qëndruar besnikë për vendet e rezervuara, kanë gjithë të drejtën t’i thonë se ne do votojmë reformën, pasi na është plotësuar kërkesa që kishim. Basha thjeshtë i ka gënjyer deri më sot, duke paraqitur një hall tjetër në vend të problemit real që ka Berisha me këtë proces. Në vend që të gënjente gjykatësit, ai ka gënjyer avokatin dhe tani është i zbuluar para Gjykatësit. Tani nuk ka kohë as ta tregojë dhe as ta mbrojë, hallin e vërtetë. Ka kohë vetëm ta pranojë ose ta refuzojë!

/gazetatema.net/

Etiketa: Bashkimi Europiandrita e gjelbërLulzim BashaMero BazePartia DemokratikeShtetet e Bashkuara të Amerikësvendet e rezervuaraVictoria Nuland

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Luiza Gega, trajtimi fyes për kampionen e madhe

Luiza Gega, trajtimi fyes për kampionen e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com