Luli ta quk mandatin

Duhet të lëçisni

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Nga Enkel Demi

Është zbavitëse të shohësh Lulzim Bashën në pozita kërcënuese. Kjo, pasi si gjithçka kallpe që ka shitur qysh kur theu kutitë për t’u bërë kryetar, edhe kërcënimi për dreq nuk i shkon. Nuk ja del dot të jetë “i forti” i opozitës, i cili gjëmon dhe tut armikun. Sërish edhe në këtë rast vesh një kostum që i rri si mos më keq pas trupit të hajthëm. Meqë, ka një vit që gënjen për reformën në drejtësi me të njëjtin pasion, tash ngjan si Estrada e Ballshit. Kë kërcënon? Shumicën? Ndërkombëtarët? Të vetët? Këdo që të kërcënojë sot, i ka shujt në rrena dje. Ndërkombëtarëve u thoshte reformën e dua, por nuk e do doktori. Doktorit i thoshte nuk e dua reformën, por ma kërkojnë ndërkombëtarët. Jozefinës i thoshte që po qëndron fort, ndërsa Johannes Hahn, tek e takonte sy më sy, i qahej se të vjetrit i kanë zënë pritë.

Ka gjasa që nuk i ngjit kërcënimi, sepse as vetë nuk e beson atë, si tërë gjërat që i ka shpallur dhe i ka lënë në mesrrugë. Si do ta ketë frikë qeveria këtë njeri, kur në fund të vitit kërcënoi se gjindja do të derdhej në rrugë, ai do të vendosej në ballë të saj dhe janari do të ishte muaji i ferrit për Edi Ramën. Shkoi janari, shkurti, marsi, prilli, maji, po shkon dhe qershori. Është e vërtetë që Rama nuk e ka kaluar këtë kohë në parajsë, por në purgator, dhe kjo falë Ilir Metës, jo Lulit.

Tash, kreu i opozitës kërcënon se nëse trafikohet një mandat i vetëm i opozitës, do të digjen gjithë mandatet e saj në Kuvend. Pyetja që të ngacmon është se si ndodh që fizikisht të digjen mandatet? Me vajgur? Fjala vjen një piroman i opozitës ia merr mandatin Edmond Spahos, i cili e mban në thile të xhaketës dhe ia djeg mu në turi. Apo ligjvënësit demokratë mblidhen tek kopshtija e partisë i hedhin mandatet, i bëjnë grumbull dhe u vënë flakën? Dikush mban një fjalim se këto janë mandate të mallkuara dhe ata shpëtuan nga syri i keq. Pak a shumë si pjestarët e ISIS, kur digjnin pasaportat perëndimore. Kërshëria që anglezët thonë se vret macen, nuk të lë pa mësuar si do digjen këto mandate. Si do e përvëlojnë mandatin e Genc Rulit, Igli Carës, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Eduard Selamit? Do jetë alamet shfaqje!

Por, duhet me qenë pak më serioz me një njeri që prodhon hajgare edhe kur dëshiron të të kallë datën. Ky kërcënimi i fundit dëfton ditës për diell që kryetari i opozitës nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata ligjvënës që i nis në Kuvend për të bërë politika të këtilla që pas një viti të fitojë zgjedhjet. Nuk ua ka besën deputetëve të tij dhe po ua jep dënimin kapital për mendimin që mund t’u shkojë në kokë, jo për veprën, e cila ende nuk është kryer, jo më të ketë mbetur në tentativë.

Ligjvënësit mbahen pas rreshtit jo me parimin “frika ruan vreshtin”, por sepse u binden rregullave të partisë, statutit të saj dhe aspirojnë për një program që do i sjellë në pushtet. Ky rregulla në parti nuk ka, sepse i hyri me sakicë kutive. Statutin e ka bërë copë duke e shkelur, mjaft të vësh re si i janë bërë degët si rrjetë merimangash. Programin ka tre vjet që thotë se do e bëjë, por veç Grida diç thotë, kur takon anëtarësinë pa leje.

Ndaj sot nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të bredhë mesoreve të PD-së me shkrepse në dorë dhe kë ndesh i thotë: “Unë ta quk mandatin”.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Vrau gruan dhe sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm

Psikiatri grek Dimitris Souras e ka përshkruar Babis Anagnostopulos, pilotin që i mori jetën bashkëshortes së tij britanike, një antagonist naiv që besoi se...