Luli e kënaqi…

Duhet të lëçisni

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona, arrestohen autorët

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të një lokali në lagjen 13 të qytetit të Durrësit. Sipas raportimeve , 2 persona kanë...

“Me jep një kafe të lutem”/ “Kamarierja” në klipin e Alban Skënderajt merr postin e rëndësishëm në Ministrinë e Lleshajt (film)

Pak javë më parë, cna.al publikoi skandalin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili lëviz me një makinë luksoze që kap vlerën e 100 milionë...

Jo vetëm modele/ Ja si ka nisur karriera e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme (film)

Elena Pici, vajza në të 30-tat , që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur , ndërsa sot fitoi vëmendjen e...

Filmi parashikoi pandeminë, flet aktori protagonist: Isha i përgatitur për Covid-in që para 10 vitesh (film)

Aktori Jude Law ka folur së fundmi për filmin “Contagion” (Infektimi), i cili flet për historinë e një virusi vdekjeprurës. Në një bisedë me...

Nga Enkel Demi

Është ende shpejt për të arritur në përfundime të plota për zgjedhjet e së djelës, por një gjë mund të thuhet qysh tani. Partia Socialiste e Edi Ramës e ka marrë e vetme timonin. 74 e lart apo 74 e poshtë ka pak rëndësi.

Ka një rritje elektorale jo aq e madhe sa pritej, por ka shtim votash për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ka rritje elektorale aq sa pritej për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por gara pa koalicione mund ta dënojë atë në zbërthim mandatesh.

Me një fjalë situata politike është dramatike, sepse pushteti po përqendrohet në një dorë të vetme dhe në çfarë dore thuaj.

E gjitha kjo u arrit, falë sjelljes foshnjore të Lulzim Bashës në marrëveshjen e natës së 19 majit. Me miopinë e budallait që nuk e lë etja për ujë të gjykojë, edhe ky njeri vendosi të shkojë pas berihait, sepse ju duk vetja gjigand si Edi Rama që të përqëndronte pushtet dhe të eleminonte të vegjëlit.

Kë eleminoi si përfundim me një garë pa koalicione? Eleminoi Partinë Demokratike në radhë të parë dhe më pas dëmtoi rëndë LSI-në dhe PDIU-në që mund të prodhonin shumë më tepër mandate, nëse do të shfrytëzonin tepricat e koalicioneve dhe jo t’i hidhnin ato në lumë.

Lulzim Basha nuk është më surprizë në mefshtësinë e tij prej trashamani në bërjen e hesapeve pa hanxhinë, falë dhe atyre listave të turpshme që propozoi në garë.

Por, ky njeri me marrëzinë e tij mori në qafë një vend të tërë, sepse përçudnoi një skenë politike shqiptare duke na kthyer plot 26 vjet pas, kur zgjedhjet e 31 marsit i fitonte Partia e Punës, por sot është edhe më keq, sepse nuk ka më shpresë. Luli ia mori jetën shpresës për ndryshim me atë paçavure që e quan “Republika e Re”.

Uroj Zotin (sepse vetëm ai nuk na braktis kurrë) që të dëgjojnë më në fund Besnik Mustafajin dhe të ribëjnë Partinë Demokratike, sepse jo vetëm ajo do zhduket, por Shqipëria do të bjerë në një sistem mono, ku e vetmja këngë që do të dëgjohet stereo do të jetë: “Nuk keni parë gjë akoma!”.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona, arrestohen autorët

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të një lokali në lagjen 13 të qytetit të Durrësit. Sipas raportimeve , 2 persona kanë...

“Me jep një kafe të lutem”/ “Kamarierja” në klipin e Alban Skënderajt merr postin e rëndësishëm në Ministrinë e Lleshajt (film)

Pak javë më parë, cna.al publikoi skandalin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili lëviz me një makinë luksoze që kap vlerën e 100 milionë...

Jo vetëm modele/ Ja si ka nisur karriera e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme (film)

Elena Pici, vajza në të 30-tat , që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur , ndërsa sot fitoi vëmendjen e...

Filmi parashikoi pandeminë, flet aktori protagonist: Isha i përgatitur për Covid-in që para 10 vitesh (film)

Aktori Jude Law ka folur së fundmi për filmin “Contagion” (Infektimi), i cili flet për historinë e një virusi vdekjeprurës. Në një bisedë me...

Policia zbarkon në Fushë-Krujë, blindohet qendra e qytetit

Forca të shumta të policisë kanë zbarkuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë. Në operacionin që po zhvillohet aktualisht në qendër të qytetit, janë angazhuar efektivë të...