LSI ka ankimuar vendimin e KQZ, sot në Kolegjin Zgjedhor, ku ju refuzua kërkesa për numëruesin e tretë.
“Vendimi i KQZ është i njëanshëm dhe cënon interesat e kësaj partie. LSI pretendon se vendimi i dhënë nga KQZ është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”, thuhet në ankimim.
Nga shorti i hedhur i KQZ mes LSI dhe PDIU, për anëtarin e tretë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë anëtarin e tretë.