Lleshaj keqinterpreton ligjin për azilin për të justifikuar dëbimin e Harun Çelik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj keqinterpreton ligjin për azilin për të justifikuar dëbimin e Harun Çelik

19:00 | 11/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

hirrjet e dëshpëruara “azil, azil” dëgjohen në një video të publikuar në media të vijnë nga makina e policisë që shoqëroi mësuesin turk, Harun Çelik – një pjesëtar i lëvizjes Gulen, i cili u dëbua nga Tirana drejt Stambollit mbrëmjen e 1 janarit nëpërmjet një fluturimi të “Air Albania”.

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

I pyetur nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për interpretimin e tij të pasaktë të ligjit dhe justifikimin e dhënë për dëbimin e shtetasit turk, Lleshaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, e kontaktuar nëpërmjet zëdhënësit, edhe zyra e Kryeministrit Edi Rama nuk i komentoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm.

Harun Çelik, baba i katër fëmijëve me profesion mësues u ndalua më 8 korrik 2019 në aeroportin e Rinasit bashkë me shtetasin tjetër turk, Selami Simsek, në përpjekje për të udhëtuar në Kanada përmes një vize false. 42-vjeçari, i cili besohet se është pjesë e lëvizjes së frymëzuar nga kleriku Fetullah Gylen, ishte larguar nga Turqia përpara grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 dhe ishte strehuar në Kazakistan bashkë me familjen.

Çelik u dënua me 13 muaj burg për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara” dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302 në Tiranë. Pas lirimit nga burgu me 1 janar, ai u dëbua menjëherë në Turqi, ku është arrestuar dhe akuzuar si anëtar i një organizate terroriste dhe rrezikon një dënim të gjatë me burg.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes intervistave me dëshmitarë okularë dhe avokatët mbrojtës tregojnë se policia shqiptare e dëboi forcërisht Harun Çelik dhe bëri një vesh shurdh ndaj thirrjeve të tij të dëshpëruara për azil, pasi e kishte shoqëruar më parë brenda ambasadës turke në Tiranë. BIRN mësoi gjithashtu se në orët e tij të fundit në Shqipëri, Çelik iu mohua e drejta e avokatit dhe përkthyesit dhe firmosi dokumente në mungesë të tyre.

Ngjashëm me ministrin Lleshaj, edhe Policia e Shtetit i tha BIRN se Çelik dhe avokatët e tij nuk kishin dorëzuar një kërkesë për azil. I pyetur se pse punonjëst e policisë nuk i kishin marrë në konsideratë thirrjet verbale të Çelik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj se “kjo nuk është një lojë ngriva-shkriva”. /BIRN

Etiketa: air albaniadëbimi i ÇelikHarun Çelikmësuesi turkMinistri i BrendshëmPolicia e Shtetitsander lleshaj

Të Lidhura

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

nga 27
09:50 | 16/05/2026
0

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

nga 27
09:46 | 16/05/2026
0

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse...

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

nga 27
09:28 | 16/05/2026
0

Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën Nan, interpretuar nga Alis. Në garën për trofeun e...

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

nga 27
09:14 | 16/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar...

Para
Kurti dhe Mustafa i kanë egot aq të larta, sa mund të bëjnë vetëvrasje nëse hidhen prej tyre

Kurti dhe Mustafa i kanë egot aq të larta, sa mund të bëjnë vetëvrasje nëse hidhen prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com