Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lleshaj- Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Nga Ejona 0

Pas deklaratës për shtyp të kreudemokratit Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postimi në “Twitter”, Lleshaj shkruan se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend dhe shtoi se askush nuk do tolerohet.

Statusi i plotë:

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin.”- shkruan ministri.

Pas protestës në Librazhd, Policia arrestoi 7 persona, mes të cilëve edge drejtues e ish-deputetë të PD-së, si dhe procedoi 23 persona të tjerë.

Kryedemokrati Basha reagoi përmes një deklarate duke thënë se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të Ramës, ndërsa e akuzoi ministrin Lleshaj dhe kryeprokuroren Arta Marku, si vegla të paskrupullta që e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej