Martin Camaj
“SHÉJZAT” Masr-Prill 1960
Historiaku zâmadh i Universitetit të Münebenit, Prof. Franz Babinger, me 28 mars 1960 mbajti n’Universitet të Romës nji konferencë dituniplote mbi Konstantin Arianit Komnenin, pris shqiptar n’Itali. Me lêje t’auktorit të ndritëshënt po botojmë këtu nji shkurtim të saj të bamun prej nesh. Shënimet tejèt interesante mbi jetën e këtij kunati të Skanderbeut i dijti e mufti, mbasi u morgue nga atdheu, me i krijue votes e familjes së vet pozita me randësi të madhe n’Itali, të përmbledhuna në vëllim, do të botohet për së shpejti në gjuhën gjermane. Shqiptarët me mirnjohje përsjellin veprën e prof. Babinger-it, qi aqë dritë leshon mbi perjudha mâ dramatike të bistoris si nclërlikueme të tyne.
Mes vjetvet 1450-1744 nji shumicë e madhe Shqiptarësh iken nga Shqipnija nëpër dét e duelen n’Itali, të shtyem nga furija pushtuese e sulltanëve otomanë. Pjesa mâ e madhe e këtyne të mërguemve ngulen në Pulje e në Sigili, ku gjeten nji atdhé të ri të sigurtë. Masa e të mërguemve arbreshë ishin njerz të thjeshtë, katundarë e zanatli, keshtu që nuk dhanë fort shkas të flitej për ta ndër dokumenta. Qenë shum dhe prej paris shqiptare që lanë vendin e vet, si për shembull antarë të familjeve Topijaj, Musakaj, Kastrijot, Dukagjin dhe Arianit.:Vizituesit të kishéve të Puljes i tokon shpesh të ndeshi në vorret-e këtyne bujarëve, si dhe në shytet e tyne të gdhenuna ndër dyer e kore ndërtue me të hollat e dhurueme prej sish. Fati i këtyne familjeve mund të dihet vetëm tue gjurmue ndër arkive e biblioteka italjane dhe në kët drejtim deri në sot âsht bâ fare pak. Por na këtu jemi përpjekë të ndjekim, në viza të përgjithta, vetëm shtiqet e kapërthyeme të nji familjeje bujare shqiptare, do me thanë t’asaj t’Arianitëvet. E kemi fjalën për familjen e Gjergj Arianitit, figura e të cilit duhet vû me të drejtë krahas me atê të dhandrrit të tij Gjergj Kastrijotit. Uni i madh i këtij të fundit terratisi veprim-tarin e Arianitit, i cili luejti nji rrol shum të madh gjatë gjymsês së shekullit. XV për librimin e popullit të vet nga zgjedha turke. Mbi dÿ martesat e Gjergj Arianitit e mandej për jetën e tetë vajzavet të tija, mund të thomi se dijmë shum gjana, sidomos nga libri « Breve memorie de li discendenti de casa nostra Musachi» shkrue nga, pipi i Maris Muzakaj rreth vjetit 1510, megjithse shum pika këtu te pérshkrueme duhen marré me nji lloj dyshimi. Vajza e parë Andronika, mbas nji pritjeje shtatë vjetësh, me 26 prill 1451 u martue me herojin kombtar Gjergj Kastrijotin Skander-beg, nësa e dyta Gojsava vuni kunorë në vjetin 1490 me princin e Malit të Zi Gjergj Cernojeviqin. Tri tjera, Ana, Helena, Despina qené dhanë nuse ndër princat e shtëpis Dukagjinit dhe Angjelina qe e shoqja e princit serb Stjepan. E bija e Angjelinës dhe e Stjepanit, që quhej Maria, u bâ e vjehrra e Markezit të Monferrato-s, Bonifacit III Paleolog, prandej gjyshja e princavet të fundit Paleo-logé të Piemontit. Pra Gjergj Arianiti nuk pat djelm me kunorën e paré, kurse me gruen e dytë Pietrinën, të bijën e Oliviero Francone-s — baron i Taurizano-s dhe sundues aragonez i Lecce-s — të cilën e martoi n’Italf, i lenë dy djelm. Edhe për Pietrinën kjo ishte kunora e dytë dhe paten këta bij e bija: Tomën, Konstantinin, Arianitin e dy vajza, ndër të cilat Maria që u martue me Giuppo della Rovere, prandej qe gjyshja e Francescotto-s della Rovere (1474-1545), ipeshkëv i Camerino-s (1508), i Vicenza-s (1509), i Volterra-s (1514 ) e në fund argjipeshkëv i Benevento-s (1530-1545). Mâ e reja, Theodora, u martue me nji Shqiptar që banonte në Venecje.
Nga këto lidhje familjare del në shesh se Gjergj Arianiti ishte miqesue me familjet kryesore t’Ita-lis s’atëherëshme: nji fakt i tillé âsht i vetém n’Italfn e shek. XV e XVI. Arianitët n’atdhé ruejten gjithnji fén orthodokse deri që erdhen n’Italf. Vetëm nji djalë i Gjergj Arianitit, që mâ parë ishte në sherbim të Venecjes me titullin « nobi/e », ndrroi fé dhe kaloi n’Islam tue bâ karrjerë mandej në perandorin otomane deri në kambën e sanxhak-begut, në krahinën e Himarës. Kah fundi i jetés u përpjek të kthente në besimin e të paréve. Ky pat dy djelm: Ali-bén e Skanderbén. Vêhet pyetja se kah u erdh Arianitëvet mbiêmni Komnen. Thohet se në shekullin e XIII nji far Golem Arianiti qe martue me nji princeshë Komnene. E verteta âsht se mbiêmni Komneno o Komnino e mâ vonë Conino — formé kjo e italjanizueme — zuni vendin e êmnit Arianiti në té gjith brêznin e ardhëshme. Si u tha, fitoret e Gjergj Arianitit qenë terratisë nga zani i madh i dhandrrit Gjergj Kastrijotit-Skanderbeg. N’at kohë këto fitore Arianitit i paten sjellë nderime dhe njoftsina jo vetëm n’atdhé, por edhe në Prendim. Kur shkatrroi ushtrin otomane në qafat e Kurveleshit. papa Eugjeni IV, Alfonsi V i Aragonës, dhe deri perandori Sigjismond e mueren nën mprojtje e Kalkondila e quejti ndër shkrimet e veta Komnen.
Së dytit duel fitues në Shkumbî mbi ushtrin e sundimtarit të Shkupit. Nuk pat fat përkundra kryengritja e Shqiptarëvet të Zagorjes, të Lungjeris dhe të Kurveleshit, pse Gazi Turakan Beg, që ishte sundimtari i Greqis, u shty, nëpër tokat shqiptare nga krahi i Janinés deri në Berat, kështu që kjo levizje qe shqymbë nësa lente. Gjashtë vjet zgjaten pérleshjet e Arianitit me Turq, pa mundë të nënshtrohet prej tyne. Sulltani, Muradi II, heshtazi, pranoi sundimin e kryengritësit shqiptar në krahinën në mes Shkumbinit e Vijosës. Armë-pushimi nuk zgjati shum. Gjon Hunjadi me 1443 thei ushtrin turke afër Nishit dhe Skanderbegu iku nga robnija otomane e erdh n’atdhé të vet. Nga ana tjetër edhe Gjergj Arianiti nisi levizjen në’ jug té Shqipnis. Në vjetin 1443-44 msyni Turqit n’Elbasan e Tepelenë e korri fitore mbas fitorjes.
Nga Prendimi i dërguen pérgézime të médhâ, dhe papa Eugjeni IV muer zemër dhe ia nisi pregatitjes së nji kryq-zate së madhe kundra Otomanève, por zaptimi i Varnës me 1444 fiku nisjativat e princavet kristjan. Nga këto rrethana dhe Gjergj Aria-nitit vjen tue iu ulë kadalë entuzjazmi i qindresés. Me 1451 shtrini nji beslidhje me Alfonsin e Napullit, pa farë pérfitimi. Atëherë iu mbë-shtet republikës venecjane, tue i pengue vetes duert pse pa lejen e republikës së Sh’Markut s’mund të bânte nji hap kundra Turqve. Venecja në kët kohë s’donte të prishte në kurrnji mënyrë paqën me Porten dhe Arianitit iu desht të kondendohej me nji titull té kotë « capi-tan° veneziano» me nji pagesë 300 dukatësh në vjetë. Atëbotë ky gjindej mbrenda kufijve të republikës. Mun në kët kohë duket se u martue për së dyti, mbas të gjitha gjasësh në Lecce.
S’dihet me përpikni vendi i vdekjes së Gjergj Arianitit në Pulje apo në Venecje, prej së cilës ky njeri, dikur aq i pasun, merrte për të jetue nji pensjon shum të vogël. Gjith këta u tha për Gjergj Arianitin për të lëshue dritë dhe mbi të birin e tij Konstantin Arianitin, i cili duket se leu në tokën italjane prej kunorës së dytë. Asgjamangut i biri, me té drejtë, mund të mburej për prindin zâmadh. Për arsye të zaptimit turk s’pat mundësi të trashigonte asnji pllamë té tokëve të t’et, që ishin shum të gjana: Çermenika, Mokrra, Shpati e gjithshka merr deri në Devoll, tue përfshî pjesët kryesore të Librazhdit, Dragotin, Strugën, Dorzën, Qukëzin etj. Tue qené se vdiq me 1530, 74 vjetësh, âsht e qartë se leu në vjetin 1456, ndoshta në Saliento Pugliese, n’atdheun e vogël të s’amës. Mâ vonë u shpërngul me familje e nxuni vend mbrenda dhenave të Ki-shës, sigurisht i ndihmuen prej Kurjes romane. Këtu bâni karrjerë të shkelqyeshme, tue mbrriltë në kohën e Sikshtit IV (1476) deri zyrën e Protonotarit papnuer. Kjo zyre vinte fill mbas kambës s’ipeshkvijve të Kapelës papnore. Ky fakt qet në pah se Konstantini hyni në shér-bim të Kurjes shum i ri. Por sjelljet e tija duket se qenë dikund të mangta, sepse shognija romake e kishte pasë pércaktue « Protonota-rio pazzo» (Protonotar i çmendun). Sigurisht gëzonte miqsin e Sik-stit IV, edhepse e motra, Marija, ishte e martueme me Bartolomeo Giuppo della Rovere, i gjakut të papës Sikstit IV, i cili quhej Francesco della Rovere. Mbas vdekjes së Sikstit IV, gjendja e Konstantinit muer në teposhte, por u vû papritmas për fije nga nji rrethanë e ré, mâ pikrisht nga nji martesë e ré. Në vjetin 1485 Marija e bija e hijshme e Angje-linés dhe e despotit serb, u bânte nusja e markezit të Monferrato-s, e Bonifacit III, i familjes së Paleologëvet, kryezot i markës së Mon-ferrato-s. Titulli markional kësaj krahine i erdh nga zotsija e rysnija e Irenes Monferrato-s, grueja e dytë e Andronikut dukës Éj11 Komnenit, e cila kët titull e nxuer prej të vëllaut Gjonit I për të birin Theo-dorin. Në kët mënyrë nxû vend këtu trungu i tanë njij dinastije Paleologësh, që sundoi mbi markën e naltpërmendun për 230 vjet derisa u shkimb në fillimin e motit 1535. Ç’nga vjeti 1486 Konstantini ishte vendosë në kryeqytetin e Markës, Casale Monferrato, ku kishte trajtue nji rreth të mirë miqsh, nësa kundra tij ishte nji numër i madh qytetarësh, të cilët e urrejshin se e mbesa e ndëgjonte në gjithshka. Pozita e Arianitit u forcue edhe mâ tepër tue vû kunorë me Françeskën té bijën e Theodorit të dytë. Edhe markezi, Bonifaci, i dha plot besim dajës së shoqes tue i lëshue ne dorë kështje-llin Cie?, (Cigliero) dhe shum tokë tjera për rretl, Bonifaci III tue vdekë i la me testament Konstantinit që té kujdesej për te dy të bijt e të shogen, të die do t’i ndihmonte në mbarshtimin e vendit.
Me 27-VIII-1495 vdiqte edhe e mbesa, Marija, tue i a lanë porosi te bijt e sundimin e markezatit dajës së vet, Konstantinit. Arianiti ngarkohej me kët detyrë në nji rrethanë shum té vështirë kur markezati ishte i kërcnuem nga té gjitha anët. Me 1494 Karli VIII, mbreti i Franck, kalonte Alpet, i vendosun të shtînte në doré mbret-nin e Napullit që e mbante té vetën si trashigimtar i Angjoinvet. Konstantini edhe në kët rasé u tregue diplomat i përvojshëm, me-gjithse tue pasë kundra përfaqsuesit e qytetit, barra iu randonte edhe mâ tepër. Këta shifshin se dita ditës humbshin pushtetin e vet për arsye t’atij « straniero greco i cili kishte perherë si piksynim intere-sat e veta. Këta qartësisht dishmohet nga Kronika né proe e Galeotto del Carretto. që bashkë me të vëllà» Albertin ishin në Këshillin e Shtetit. Friga e mandej kryengritja kundra Konstantinit me 1499 ishin të justifikueme.
Nga rregjistrat perandorakë të Vjenës dijmë se mbas vdekjes së markezës, Maris, 16-XI-1495, perandori Maksimiljani I i linte në kujdes markezatin e Monferrato-s Konstantin Arianitit, princit të Maqedonjes e udhëheqsit t’Akajës. Né fillim besimi i perandorit ishte i madh aq sa e quente ndër letra « consanguineo », por mandej Konstantini pat nji shkresë shum t’ashpër nga Maksimiljani I (shkresa qe nisë nga Insbruku me 3-VII-1498). Perandori kishte marré vesht se Arianiti mbante lidhje edhe me mbretin e Franck. Prej Angustës, do dit mâ paré, perandori kishte pané pregatitë nji shkresë me të cilën e emnonte Konstantin Arianitin nxevendés të përgjithëshëm të vetin Letra mban datën 12-VI-1496 dhe në fund shënimin « non est expeditum» (nuk âsht dërgue), do me thanë se Maksimiljani kishte pasë ndrrue mendim mbas sjelljeve të pasigurta të mbarshtuesit té Monferrato-s. Përpjekjet e Konstantinit qenë të gjitha të kota per t’ia mbushë menden perandorit për qindrimin e tij « pendolare » (të luhatshëm) mes Fran-ck e Perandoris. Arianiti i ishte mbéshtetë mbretit të Francës për arsye se ky kishte pasë sajue nji plan të guximshëm : me anën e nji kryqzate të veten me qitë jashtë Europës Otomanët dhe me vû në vend té Sulltanit Bajazed të birin e Muhamedit II, Dshem-in, të cilin ai e kishte ma-rré në dorzim nga papa Aleksandri VI nësa kalonte nëpër Romë. Sulltani muer vesht nëpërmjet të spijujve se shka pregatitej kundra tij, prandej menjiherë muer masa t’i bânte ball rrezikut.
Konstantini kishte bâ plan me mbretin e Francës me organizue nji kryengritje të farté kundra Turqve prej Vlone deri në Stambollë. Karli VIII synonte të bâhej mbret i Jeruzalemit dhe peranduer i Bizantit. Nëqese ndér-marrja do té kishte mirvojtë, Venecjes do t’i lëshoheshin provinçje te tans të perandoris otomane. Nga këta spjegohet dhe qindrimi i Konstantin Arianitit, dukë i Akajës e princ i Maqedonis. Nuk dihet se ç’rrol do të kishte luejtë princi shqiptar dhe se shka i ishte gent prem-tue, të tant Shqipnija apo nji zoné mâ e madhe. Në të vêrteté Arianiti u nis për tokë shqiptare i lidhun me argjipeshkvin e Durrsit Martin Albarin (krh. Mémoires e Filip Comnynes [1445-1509]). Por të gjitha këto plane deshtuen me vdekjen e papritun të Dshem-it. ‘Venecjanêt u shfagen kundra aspiratave franceze dhe Kon-stantini ra rob i anijeve të republikés me gjithë dokumenta dhe mos ta kishte mprojtë Filip Commynes, kush e di se si kishte mbarue. I libruem, me nji barkë shqiptare mbrrini n’Italin e Jugut.
Me vdekjen e të mbramit Valois, Arianiti s’desht me dijtë mâ për Francez dhe tregoi anmiqsi të pisté kundra Luigjit XII, i cili me nji ushtri të fortë zaptoi Milanin. Por përpara se Francezt të merrshin kët qytet, Konstantin Komneni rrethoi e nxuni rob afër Milanit nji anmik të vjetër, Scarampo degli Scarampi, Kastelan i Camino-s. Ky i kishte pasë qitë të çame kreje nésa ai sundonte markezatin e Mon-ferrato-s, prandej porsa e shtini né doré ia preu kryet. Kjo ngjarje dramatike âsht përshkrue nga Mettes Bandello në nji novelë patetike, ku sidomos vetvrasja e dukeshës, të shoqes së Scarampit, e cila hidhet nga muri i kështjellit, nuk âsht aspak e vertetë. Nxanë rob nga Lui-gji XII, kryezot i rij i Milanit, Konstantini ia del t’iki mâ paré në territor gjenovez e mandej në Venecje (1). Sa ia pau gjasën kthei në Monferrato, gjithnji si kujdestar i nipavet (1503). Me zgjedhjen papë të nipit Sikstit IV, Giuliano della Rovere, i cili muer emnin Juli II, ndrroi dhe gjendja e Konstantinit.
Nga arkivet vatikane del se Arianiti u bâ gjeneral i ushtris papnore dhe mprojti viset e Romanjes kundra vershimit venecjan. Edhe Maksimiljani I u pajtue pérsëri me tê.
Me 11-XI-1506 Juli II hynte në kishën e Bolonjes me nji madhni së farfurishme, sa që dhe Erasmi i Roterdamit u habit nga nji pamje e tillé.
Ndër të pranishrnit afër papës âsht dhe Konstantin Arianiti, princ i Maqedonis e dukë i Akajës. Mâ vont princi shqiptar qe dergue ambashator i papës né Venecje, Francë e Gjermani (krh. Historia veneta nga Pietro Bembo e L.V. Pastor si dhe Hch. Ulmann). Vjetët e fundit Konstantini i kaloi në Romanje, ku kishte shum feude të veta.
Si dihet nga nji dokument i arkivit té Shtetit të Torino-s me 8-VIII-1521 ndër të tjera i qe dhanë dhe Refrancore, afër Astit, që i mbet edhe të birit deri në vjetin 1547, kur kaloi ndër duert e Leonardit IV Tocco, i ati i té cilit Karli III Tocco pat qenë martue me Andronikën, vajzën e parë të Konstantinit. Mbas vdekjes së Julit të dytë, i cili e kishte pasë emnue Arianitin kapidan të trupave për Konçilin Lateranens, papa i ri, Leoni X, (Giovanni de’ Medici) e mbajti në shërbim me të gjitha nderimet e përparshme. Në sundimin e Fano-s nuk pat fat: po-pulli i vrau nxevendsin, nji far Gualberto Senile, dhe me kohë qe shtrëngue ta linte Fano-n, tue u ngulë në kështjellin madhshtuer të Montefiore-s, ku vdiq me 1-V-1530, 74 vjetësh. Trupi i qe bajtë në Romë e vorrue në Kishën Santi Aposte (krh L. Schrader : Monumentorum Italiae quae hoc nostro saeculo et a Christianis posita sunt, libri qua-tuor; Halmstadii 1592). Sot në kripta të kishës s’i gjindet farë shêji vo-rrit të Konstantinit, sigurisht shdukë nga vërshimet e shumta t’ujit. Vlen t’i léshohet nji sy dhe brêzeve të pasardhsave të Konstantinit, sidomos për të pà se si ky me anën e martesave të bijavet u lidh me familjet kryesore t’Italfs. Andronika, mâ e madhja, shkoi nuse te konti titulluer i Zantit, Karli III Tocco, i cili mbas shum luftash së përgjakëshme me Turkoshakë erdh e nguli vend në Romë, me të gjithë familjen e vet përposë atyne që kishin pasë kalue n’Islam.
Vajza e dytë Pentesilea u martue me nji far Lekë Dukagjinit, i familjes bu-jare e shum të vjetër shqiptare, që gjithnji paten marrdhanje marte-sash me Arianitët. Nga ky bashkim lenë nji djalë (Nikolla) e dy vajza. Këta nuk e kaluen jetën n’atdhé, por emigruen n’Italf e ngulen n’An-konë. Ipolita u martue dy herë: së pari me Zenobi-n de’ Medici të Fi-reneës, por vetëm me të dytin burrë, Lionei/o Pio. di Carpi, i leu nji djalë quejtë Albert, që sundoi kontén e Verucchio-s e të Scorticata-s në krahinën e Riminit, feude që i paten qenë dhanë me 13-IX-1525 Ze-nobi-t de’ Medicit nga papa Klementi VII. E bija tjetër Polisena u mar-tue me Rinaldo degli Ottoni. Nga kjo kunorë, e dytë për Rinaldin, leu nji djalë, brêznija e të cilit u shkimb me 1737. Nga vajza e fundit, që u martue me Gjergj Trivulzio-n, i familjes së përmendun mila-neze, nuk pat trashigimtarë. As Helena vajza e fundit, e shoqja e nji faré Juan de Luna, patjetër bujar spanjol, nuk pat fëmij. I vetmi djalë dhe i parilémun, Arianiti, u bâ prefekt i trupave pap-nore, dhe ra në luftën që ndodhi mes Julit III e Ottavio Farnese me 16-XI-1551. Ottavio Farnese urdhnoi që trupi i Arianitit të barej në Parmë dhe të balçmohet. Qe vorrue në kishën e Shën Gjonit në Par-më; as këtij vorri mjerisht gjinden shêje. Me Arianitin të birin e Konstantin Arianitit u shkimb nji familje, e cila në shekullin XVI nxuni nji vend të dukëshëm në rrethin e princave t’Italfs, prandej e pamë me të drejtë që kujtimi i saj të përtrîhet edhe njiherë në mende të pastajsfs.
M. C.
***
Shënim
Prof. Babinger-i edhe mbas ligjëratës së mbajtun në Romë, ka vazhdue vezhgimet mbi Konstantin Arianitin nëpër arkive të ndryshme italjane dhe ka gjetun dokumenta të rij qi ia zdrisin mâ tepër përiudhat e jetës dhe përcaktojnë me hollsina disa pika të parashtrueme këtu në mënyrë gjenerike.