Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, përçmues të turqve e grekëve, mikpritës, të armatosur në çdo moment e të etur për liri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, përçmues të turqve e grekëve, mikpritës, të armatosur në çdo moment e të etur për liri

19:15 | 20/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Aurenc Bebja

Në librin francez “Le Voyageur de la jeunesse dans les quatre parties du monde.”, të autorit Pierre Blanchard, botuar në shtëpinë botuese “Le Prieur – Paris, 1806”, gjejmë një shkrim të veçantë, më saktësisht në faqen nr.37, ku flitet për trimërinë, virtytet dhe zakonet e shqiptarëve të Paramithisë.

Në këtë vepër, paramithiotët përshkruhen si njerëz guximtarë, të etur për liri, që përbuznin si turqit ashtu edhe grekët. Pavarësisht se ishin shumicë myslimane, feja tek ata kishte shumë pak rëndësi. Organizimi i klaneve dhe përdorimi i armëve ishin dy çështje themelore për ekzistencën e tyre. Në fund të shkrimit gjejmë dhe një mesazh drejtuar asokohe grekëve dhe turqve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:

Në mesin e shqiptarëve, mund të dallojmë ata të Paramithisë, ku guximi dhe dashuria e tyre për liri, i bëjnë turqit që të dridhen. Qyteti i tyre gjendet dymbëdhjetë milje (vende) larg Janinës; ata zotërojnë një territor me një perimetër prej dymbëdhjetë miljesh dhe mund të dërgojnë në fushëbetejë 20.000 burra.

Ata, të tërhequr në male të paarritshme për çdo armik, përçmojnë turqit dhe grekët që i rrethojnë, dhe jetojnë në paqe dhe liri. Qeveria e tyre nuk ka asgjë të rregullt, por është e përshtatshme për njerëzit që jetojnë pranë natyrës : çdo familje ose grup aleatësh, që mund të quhet klan (fis), administron drejtësinë në gjirin e saj ; dhe klanet më të mëdha në numër kanë më shumë ndikim në vend për çështjet publike ; ata kujdesen që të mos vrasin një individ të një klani tjetër, sepse prindërit e tij do të hakmerren ; dhe kur derdhet gjak një herë, masakrat pasojnë njëra-tjetrën deri në zhdukjen totale të njërit apo tjetrit klan.

Zakoni i tyre, kur dalin nga shtëpia, është që të kenë më vete armët e tyre; ata nuk qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre, pa pasur në rrip apo nën jastëk një palë pistoleta, dhe pushkën pranë shtratit.

Shumica e shqiptarëve të Paramathisë janë myslimanë, por nuk i kushtojnë rëndësi fesë së tyre, dhe sidomos nuk janë fanatikë: ata vuajnë si grekët e krishterë dhe i trajtojnë ata si vëllezërit e tyre. Madje, ata bashkëjetojnë mes tyre pa ndonjë vështirësi. Atyre u duket vera shumë e mirë, kështu s’mund të bëjnë pa të; fjala e profetit në këtë aspekt është krejtësisht e panjohur për ta. Ata nuk hanë vetëm mishin e derrit; por nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja janë të feve të ndryshme, ata nuk hezitojnë të gatuajnë në të njëjtën enë një copë mish derri dhe një copë mish deleje.

Ata janë shumë mikpritës ndaj të huajve që janë nën mbrojtjen e një Paramithioti ; atëherë, të gjithë banorët shfaqin dashamirësinë më të madhe. Por, në të kundërt, nëse një i huaj, grek, turk ose evropian, vjen i vetëm në malet e tyre, ai kapet peng menjëherë dhe dërgohet në treg për tu shitur.

Nuk duhet gjykuar shumë kjo sjellje e dhunshme : kjo ndodh për arsye të dashurisë së tyre për të mbajtur vendin të lirë. Nëse i lejojnë të huajt që të hyjnë fare thjeshtë në shtëpitë (tokat) e tyre, ata do të dënohen shumë shpejt duke rënë nën zgjedhën e turqve ; ata veprojnë më shumë politikisht duke mbajtur gjithçka që i rrethon nën frikë dhe terror ; spiuni që dëshiron të shqyrtojë anën e dobët të kufijve të tyre natyrorë, e di se ka marrë një rrezik të madh dhe se nuk do të ketë shpërblim për jetën e tij.

Nëse të gjithë grekët do të kishin guximin e shqiptarëve, Perandoria Osmane do të shihte shumë shpejt skllevërit e saj të bëheshin zotër.

/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/

Etiketa: Aurenc BebjaCamerilibri francezParamithiShqiptarët

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tahiri ngatërron Alibeajn, i drejtohet “Zoti Habilaj”

Tahiri ngatërron Alibeajn, i drejtohet "Zoti Habilaj"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com