Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, mikpritës, të armatosur në çdo moment dhe të etur për liri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, mikpritës, të armatosur në çdo moment dhe të etur për liri

08:44 | 15/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Aurenc Bebja

Në librin francez “Le Voyageur de la jeunesse dans les quatre parties du monde.”, të autorit Pierre Blanchard, botuar në shtëpinë botuese “Le Prieur – Paris, 1806”, gjejmë një shkrim të veçantë, më saktësisht në faqen n°37, ku flitet për trimërinë, virtytet dhe zakonet e shqiptarëve të Paramithisë.

Në këtë vepër, paramithiotët përshkruhen si njerëz guximtarë, të etur për liri, që përbuznin si turqit ashtu edhe grekët. Pavarësisht se ishin shumicë myslimane, feja tek ata kishte shumë pak rëndësi.Organizimi i klaneve dhe përdorimi i armëve ishin dy çështje themelore për ekzistencën e tyre. Në fund të shkrimit gjejmë dhe një mesazh drejtuar asokohe grekëve dhe turqve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Në mesin e shqiptarëve, mund të dallojmë ata të Paramithisë, ku guximi dhe dashuria e tyre për liri, i bëjnë turqit që të dridhen. Qyteti i tyre gjendet dymbëdhjetë milje (vende) larg Janinës; ata zotërojnë një territor me një perimetër prej dymbëdhjetë miljesh dhe mund të dërgojnë në fushëbetejë 20.000 burra.

Ata, të tërhequr në male të paarritshme për çdo armik, përçmojnë turqit dhe grekët që i rrethojnë, dhe jetojnë në paqe dhe liri. Qeveria e tyre nuk ka asgjë të rregullt, por është e përshtatshme për njerëzit që jetojnë pranë natyrës : çdo familje ose grup aleatësh, që mund të quhet klan (fis), administron drejtësinë në gjirin e saj ; dhe klanet më të mëdha në numër kanë më shumë ndikim në vend për çështjet publike ; ata kujdesen që të mos vrasin një individ të një klani tjetër, sepse prindërit e tij do të hakmerren ; dhe kur derdhet gjak një herë, masakrat pasojnë njëra-tjetrën deri në zhdukjen totale të njërit apo tjetrit klan.

Zakoni i tyre, kur dalin nga shtëpia, është që të kenë më vete armët e tyre ; ata nuk qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre, pa pasur në rrip apo nën jastëk një palë pistoleta, dhe pushkën pranë shtratit.

Shumica e shqiptarëve të Paramathisë janë myslimanë, por nuk i kushtojnë rëndësi fesë së tyre, dhe sidomos nuk janë fanatikë : ata vuajnë si grekët e krishterë dhe i trajtojnë ata si vëllezërit e tyre. Madje, ata bashkëjetojnë mes tyre pa ndonjë vështirësi. Atyre u duket vera shumë e mirë, kështu s’mund të bëjnë pa të ; fjala e profetit në këtë aspekt është krejtësisht e panjohur për ta. Ata nuk hanë vetëm mishin e derrit ; por nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja janë të feve të ndryshme, ata nuk hezitojnë të gatuajnë në të njëjtën enë një copë mish derri dhe një copë mish deleje.

Ata janë shumë mikpritës ndaj të huajve që janë nën mbrojtjen e një Paramithioti; atëherë, të gjithë banorët shfaqin dashamirësinë më të madhe. Por, në të kundërt, nëse një i huaj, grek, turk ose evropian, vjen i vetëm në malet e tyre, ai kapet peng menjëherë dhe dërgohet në treg për tu shitur.

Nuk duhet gjykuar shumë kjo sjellje e dhunshme : kjo ndodh për arsye të dashurisë së tyre për të mbajtur vendin të lirë. Nëse i lejojnë të huajt që të hyjnë fare thjeshtë në shtëpitë (tokat) e tyre, ata do të dënohen shumë shpejt duke rënë nën zgjedhën e turqve; ata veprojnë më shumë politikisht duke mbajtur gjithçka që i rrethon nën frikë dhe terror ; spiuni që dëshiron të shqyrtojë anën e dobët të kufijve të tyre natyrorë, e di se ka marrë një rrezik të madh dhe se nuk do të ketë shpërblim për jetën e tij.

Nëse të gjithë grekët do të kishin guximin e shqiptarëve, Perandoria Osmane do të shihte shumë shpejt skllevërit e saj të bëheshin zotër.

https://www.darsiani.com/la-gazette/libri-francez-i-1806-shqiptaret-e-paramithise-percmues-te-turqve-dhe-grekeve-njerez-mikprites-te-armatosur-ne-cdo-moment-e-te-etur-per-liri/. 

Etiketa: Aurenc BebjaFranceliberParamithishqiptar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
LLalla: Prokurorët janë bërë subjekte dhune e shantazhi

Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

17:31 | 15/01/2026
Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

17:15 | 15/01/2026
Diella nuk merr vendime, vetëm përpunon të dhënat –

Treni Tiranë-Durrës dhe kampusi i ri/ Rama premton kampus të ri për studentët në Durrës –

16:59 | 15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –

Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –

16:45 | 15/01/2026
Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO) –

Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO) –

16:31 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –
  • Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –
  • Treni Tiranë-Durrës dhe kampusi i ri/ Rama premton kampus të ri për studentët në Durrës –
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –
  • Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO) –
  • “Shqipëria drejt së ardhmes” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –
  • Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com