“Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”

20:58 | 06/09/2016
në Shqiperi
0

LSI sot u bë 12 vjeç, partia që vendos fatet e qeverisjes qysh prej ditës së themelimit

“Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” e pati quajtur Fatos Nano LSI-në e Ilir Metës, kur u themelua, atë shtator të vitit 2004. Lëvizja Socialiste për Integrim, u themelua më 6 shtator të vitit 2004, pasi Ilir Meta, njëri prej dy socialistëve më të meta themelon lsirëndësishëm në 15 vitet postkomuniste, vendosi të largohej nga PS. Ishte mbyllja e afro 15 viteve konflikte të pandalshme mes tij dhe Fatos Nanos, kryetar në atë kohë i Partisë Socialiste. Ilir Meta bashkë me një grup socialistësh me peshë në drejtimin e PS-së, vendosën të largohen atë shtator për të themeluar LSI-në. Kjo parti rezultoi të ishte shumë më tepër se sa “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”, siç e pati pagëzuar me ironi, Fatos Nano. Do të ishte pikërisht kjo parti që vetëm dhjetë muaj më vonë, do të rrëzonte nga pushteti Fatos Nanon dhe Partinë Socialiste. Më 3 korrik të vitit 2005, LSI hyri në zgjedhje si parti opozitare duke ndarë kështu votat e socialistëve, gjë që i dha fitoren e vështirë, Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Ilir Meta, në krye të LSI-së, për katër vjetët në vazhdim ishte parti opozitare me përpjekje të herëpashershme për t’u afruar me PS-në, tashmë të drejtuar nga Edi Rama. Fatos Nano kishte dhënë dorëheqje nga posti i kreut të PS-së, i detyruar nga humbja në zgjedhjet e 3 korrikut.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ishte marrëveshja për ndryshimet në Kushtetutë midis Edi Ramës e Sali Berishës, në prill 2008, që rrëzoi përfundimisht mundësinë që Rama e Meta të bashkonin forcat kundër së djathës për ta rrëzuar nga pushteti, në zgjedhjet e vitit 2009. Në ato zgjedhje, LSI fitoi katër deputetë dhe hyri në koalicion qeverisës me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. nano-berishaPavarësisht akuzave shumë të ashpra për korrupsion nga Partia Socialiste e Edi Ramës, Ilir Meta ia doli të qëndrojë në qeverinë Berisha me katër ministrat e tij, deri në 1 prill të vitit 2013. Ishte dita kur Meta vendosi t’i bashkohej: “Kryetarit të sektit të spiunëve të Shqipërise…. fundërrinës së pashembullt morale të shoqërisë shqiptare…”. Kështu e kishte quajtur në vitin 2011, pas ngjarjes së 21 janarit. Ndërsa Rama e kishte mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me Metën: “Në qoftë se pushteti me çdo kusht kërkon bashkëpunimin me çdo hajdut, atëherë është një pushtet që nuk iu duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin tim dhe të Partisë Socialiste”. Kështu thoshte Rama, vetëm pak muaj para se të firmoste marrëveshjen me “kusarin e votave të opozitës e parave të shqiptarëve”, është një ndër akuzat e Ramës për Metën.

Ishte si një rrufe në qiell të hapur ky vendim. Rama dhe Meta lanë pas të gjitha ato akuza ekstreme ndaj njëri-tjetrit dhe u bashkuan kundër Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i LSI Ilir Meta, ministri i Ekonomise Nasip Naco dhe Spartak Braho, gjate ceremonise se 105 Vjetorit te themelimit te Shoqates Tomorri, ne Shtepine e Oficerave.

Siç parashikohej, koalicioni për Shqipërinë Europiane, ose Rilindja siç e quan Rama, fitoi me rezultate të thella kundër PD-së së drejtuar nga Berisha. Ky rezultat diktoi edhe dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i kryetarit të PD-së, të cilin e kishte mbajtur qysh nga themelimi, me disa shkëputje formale, në kohën kur ishte president.

Pra, Ilir Meta dhe LSI diktuan dorëheqjen e Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dy liderëve më të rëndësishëm të tranzicionit postkomunist në Shqipëri.

Sot, Ilir Meta dhe LSI vazhdojnë të jenë faktorë përcaktues në ekuilibrat politikë në Shqipëri. Ka pak ditë që Meta ka bërë një tjetër pakt me Edi Ramën për të mbajtur edhe për disa muaj në këmbë qeverisjen e tyre, e rrezikuar seriozisht gjatë debatit për reformën në drejtësi. Nuk dihet nëse do të ketë vazhdimësi të kësaj marrëveshje apo një tjetër kapërcim të LSI-së në krahun tjetër, atë të djathtin.

Ndërkohë, efektet që pritet të sjellë reforma në drejtësi do të kenë një ndikim të rëndësishëm në peshoren e politikës. Pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, rradhën e ka politika. Ka më shumë se një vit që kryeministri Rama e përdor këtë reformë si kërcënim për kundërshtarët, por është kuptuar edhe si kërcënim për aleatët. Nëse reforma në drejtësi do të kryhet, ashtu siç është parashikuar nga ndërkombëtarët, efektet e saj do të ndjehen edhe në partinë e kryeministrit, Edi Rama. Ato efekte do të ndjehen në LSI, por edhe në PD. Në qoftë se nisemi nga logjika “kërcënuese” e kryeministrit, ndoshta do të jetë ky momenti, kur Meta do ta humbë privilegjin e “robërisë” mbi liderët e dy partive kryesore në vend e nuk i dihet ç’fat do të kenë edhe ata të dy. Pavarësisht çfarë presin e shpresojnë tri palët, asnjëra prej tyre nuk është imune ndaj efekteve të kësaj reforme.

rama-meta-basha-701x432

basha-rama-meta_1468840967-1450939-780x439

Etiketa: edi ramaIlir MetaLevizja e skraparllinjve te inatosurLSIreforma ne drejtesi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Robert Ndrenika-Kumbaros: Po e shëmbët Teatrin, nuk do tretem në gropë por do shtrihem atje!

Robert Ndrenika-Kumbaros: Po e shëmbët Teatrin, nuk do tretem në gropë por do shtrihem atje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com