Lëkundjet e tërmetit, reagon Peleshi: Deri më tani nuk raportohen dëme

0
96
Zv kryeministri Niko Peleshi, duke folur per gazetaret pas nje takimi me banoret e fshatit Zharrez. Ai tha se kane rene dakort qe kerkesat e tyre do te plotesohen./r/n/r/nDeputy Prime Minister Niko Peleshi, speaking to reporters after a meeting with residents of the village Zharrez.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit që u ndjenë në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Peleshit thotë se lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

“Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, thekson ministri i Mbrojtjes Peleshi.