Kush kërkon dhunë në protesta, i shërben vetëm Ramës…Disa njerëz në PD kanë mbetur akoma në 97-n – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush kërkon dhunë në protesta, i shërben vetëm Ramës…Disa njerëz në PD kanë mbetur akoma në 97-n

22:20 | 26/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mërtiri

Protesta e sotme pati një sërë reagimesh, kryesisht nga disa cinikë që indinjohen pse ajo ishte paqësore dhe shkoi mirë. Ka një prirje në PD, të ushqyer me shejtanllëk nga shumë grupe interesi, për kërkuar një opozitë radikale që djeg e shkatërron objekte duke protestuar. Sipas tyre, PD-ja bëri gabim që i pengoi njerëzit të zbraznin mllefin e tyre ndaj qeverisë. Madje pati nga ata që e konsideruan këtë si shërbim ndaj Ramës, një tradhëti të brendshme të lidershipit të PD-së.

Ka një kategori militantësh në PD që duken si sekt ekzorcist. Se ç’kanë një formulë magjike që e dijnë vetëm ata, me të cilën pretendojnë ta rrëzojnë Ramën brenda ditës! Siç thotë shumica prej tyre, ai rrëzohet vetëm me protesta radikale të dhunshme. Po të thyesh disa xhama, po të sulmosh ndonjë institucion, po t’i vësh zjarrin ndonjë zyre apo të bësh ndonjë polic për spital, Rama trembet dhe ikën vetë!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nuk di se si janë krijuar këto lloj fantazish, ndonëse e kuptoj kush i ushqen, por di të them se kjo prirje për të radikalizuar aksionin opozitar në veprime të dhunshme është gjëja më e gabuar që mund të bëjë një opozitë.

E para njëherë, në shumicën e tyre në këtë vend, njerëzit nuk janë militantë partish, por qytetarë që, mbi të gjitha, duan qetësi dhe siguri, megjithëse Rama ua ka vështirësuar jetën sa s’mban më. Në shumicën dërrmuese njerëzit nuk duan të shohin tym e flakë në mes të Tiranës dhe mbi të gjitha, nuk duan të shohin një opozitë që djeg e shkatërron vendin për hir të luftës së saj politike. E kam urryer Edi Ramën kur i vuri zjarrin bulevardit në 21 Janar dhe nuk ka sesi të mos kem të njëjtin reagim edhe sot.

E dyta, sado goma, makina apo zyra të djegësh, sado xhama të thyesh, asnjë Kryeministër nuk ikën me këto mjete. Përkundrazi, kështu vetëm sa i jep legjitimitet qeverisë, duke justifikuar gjithçka që ajo bën.

E treta, ky lloj radikalizimi e transferon vëmendjen e publikut dhe ndërkombëtarëve nga zullumet e qeverisë, tek dhuna e opozitës, duke i dhënë zullumqarëve në pushtet mundësitë për t’ia hedhur situatës.

E katërta, kjo lloj politike sjell vetëm izolim të opozitës nga faktori ndërkombëtar, nga opinionin publik etj. si dhe konsumim të kotë të energjive në angazhime që nuk sjellin asnjë të mirë.

E pra, ka një kategori demokratësh që bën autogol në portë të vet dhe e shet për gol. Kjo lloj politike i del përpara plumbit që, në fakt, po shkon drejt qeverisë duke kërkuar më shumë therorizimin e vetes sesa fitoren. Pikërisht në momentin që topi ka ngecur në anën e pushtetit, kjo lloj politike kërkon që opozita ta marrë vetë protagonizmin duke e kthyer gjithë vëmendjen nga vetja. Kjo është pikërisht ajo çfarë do të dëshironte Rama.

Disa njerëz në PD kanë mbetur akoma në 97-n dhe nuk e kuptojnë dot sesa ujë ka rrjedhur që atëherë. Por do të ishte fatkeqësi nëse këta zëra do të gjejnë përkrahje në atë parti. Natyrisht, opozitës i duhet të bëjë protesta, por jo ta përqendrojë këtu të gjithë aksionin opozitar dhe jo të shkojë drejt dhunë si instrument politik.

Në kushtet ku ndodhemi, kur qeveria po shndërrohet në një kërcënim kombëtar, kemi nevojë të kemi një opozitë serioze, si e vetmja mundësi për t’i bërë presion apo për ta rrëzuar këtë qeveri. Por, një opozitë aventureske si ajo çfarë propozohet nga ata që nuk kanë çfarë humbin më në politikë, do të ishte një pengmarrje që do ta linte vendin pa një rival ndaj pushtetit. Në këto kushte, Rama do të bëhej mbret e do qendronte në fron sa t’i dojë qefi.

Etiketa: 97dhunëergys mertiriPDprotesta

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Policia dhunon kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi

Policia dhunon kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com