• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kush është me Europën, do t’i bëjmë gropën!”

21:00 | 07/06/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Kërcënimi i Lulzim Bashës për djegien e mandateve të opozitës, në rast se krijohet një grup deputetësh që të votojnë reformën, është shenjë e pasigurisë që Berisha dhe Basha kanë tek grupi i tyre parlamentar dhe një vendim absurd që nuk dekurajon asnjë kundërshtar të tij. I frikësuar nga inkurajimi që Bashkimi Europian u bëri deputetëve të votojnë personalisht në Kuvend reformën, Basha paralajmëroi si masë ekstreme djegien e mandateve të opozitës, me shpresë se kjo do të frenojë rrjedhjet e votave.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Por, a mund ta frenojë një deputet të opozitës, që ka marrë vendim të votojë reformën, “kamikazllëku” i paralajmëruar i Bashës?

Një deputet që presupozohet se do marrë një vendim politik për të votuar, ka marrë në të njëjtën kohë, një vendim për t’u divorcuar nga partia e Bashës dhe nuk i intereson shumë se çfarë do të ndodhë me të. Duke marrë vendimin të votojë reformën, ai ka marrë vendimin të kundërshtojë ashpër linjën politike të partisë së tij dhe si i tillë, është i qartë se ka hyrë në luftë me të. Kështu që çdo paralajmërim për gjeste kamikazi në këtë aspekt, vetëm sa i inkurajon deputetët, nëse kanë ndërmend ta bëjnë.

Nga ana tjetër, kjo thirrje duket dhe si një gjest kamikazi ndaj Perëndimit, duke pranuar se më mirë dalim nga politika, se sa të votojmë reformën në drejtësi. Paralajmërimi tregon thellësinë e bindjes që ka kundër reformës kreu i opozitës, duke e konsideruar atë si një betejë për jetë a vdekje të opozitës, që shkon deri në “kamikazllëk”.

Duke reflektuar këtë dobësi para publikut, opozita dëshmon jo vetëm frikën e saj të thellë ndaj reformës, por dhe pasigurinë që ka për grupin parlamentar rreth qëndrimit të saj.

Për këtë, Basha ka bërë kujdes sot publikisht të sulmojë zëvendëspresidenten e BE-së, zonjën Mogherini, duke e akuzuar se deklarata e saj ishte shkruar në Tiranë dhe duke akuzuar ambasadoren Vlahutin se është një mbështetëse e hapur e qeverisë. Basha shantazhoi publikisht dhe ambasadorin amerikan, duke përdorur korrespondencën e opsioneve të draftit gjatë negociatave, si një fakt që mund të përdoret kundër tij, lidhur me vendet e rezervuara që kërkoi Berisha në fund të negociatave.

Pra, sulmi i opozitës është frontal ndaj diplomatëve perëndimorë që duan reformën dhe ndaj deputetëve të mundshëm që mund ta votojnë atë, duke i konsideruar ata paraprakisht si spiunë dhe të korruptuar.

Por, e vërteta është se brenda opozitës nuk ka frymëzim politik pro reformës. Disidentët realë të Bashës, dhe njerëzit politikë të PD-së, vijnë nga vite të tëra pushteti dhe histori kompromentimi me pushtetin dhe ata kanë më shumë frikë reformën, se sa Bashën, kështu që në këtë pikë Basha mund të rrijë i qetë. Po të ishte për kërcënimin e Bashës, ata do argëtoheshin dhe e bënin me qejf, por problemi i tyre nuk është Basha, por reforma.

Të vetmit që nuk e kanë frikë reformën në PD janë njerëzit që nuk kanë qenë në pushtet, por ata janë, ose të rekrutuar nga provinca, pa identitet politik, që mandatin e deputetit e kanë dhe rrogë, ose disa individë, që janë të izoluar dhe nuk marrin dot vendime të rëndësishme politike, nga ideja se pas një viti vijnë zgjedhjet dhe mund të mos jenë më në lista.

Brenda opozitës realisht nuk ka “heronj” të Brukselit, siç i kërkon zonja Mogherini, dhe siç trembet Lulzim Basha. Nuk ka, pasi askush nuk ka një disidencë të qartë dhe parimore me Bashën, por kanë vetëm çështje pozicionesh dhe mospërfilljesh reciproke.

I vetmi që ka dhënë një shenjë mospajtimi me të është Eduard Selami, i cili nuk është as i korruptuar, as i kompromentuar dhe as i frikësuar nga Basha, por është po aq i pambështetur në rrethin e grupit parlamentar dhe drejtuesve të PD, sa vështirë se mund t’ia dalë të formojë një fluks pro reformës. Selami ka mbështetje tek baza e partisë, tek ish- kryetarë degësh dhe njerëz që e njohin nga Dhjetori i vitit ‘90, por jo tek të punësuarit e Bashës dhe Berishës në grup parlamentar dhe PD. Si i tillë, ai vlen më shumë si një model që ka mbështetjen e demokratëve të vjetër, SHBA dhe BE brenda PD, se sa si një gjenerator që mund të shkaktojë tërmet ndaj PD për reformën.

Kështu që Basha më shumë duhet të gëzohet që ka një parti antiperëndimore, se sa të frikësohet se mos dikush nga brenda e tradhton dhe bëhet me Perëndimin. Në këtë pikë është i sigurtë. Madje, kundërshtimi i tij ndaj perëndimorëve, mund t’ia vlente t’i quhej dhe si meritë, por fatkeqësia është se as këtë meritë nuk ja quajnë, pasi ja atribuojnë Berishës. Ai është në të vërtetë njeriu që po e mban PD-në të bashkuar, duke kërcënuar si dikur në kohën e pushtimit turk, vajzat e “Shkëmbit të Vajës” në Krujë, që u hodhën në greminë për të mos ju dorëzuar turqve. Berisha po kërcënon të vetëdigjet gjithë grupi parlamentar vetëm të mos i dorëzohet SHBA dhe Brukselit. Dhe kjo është tragjedia reale e asaj partie, që e nisi jetën 25 vite më parë me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe po e mbyll me thirrjen “Kush është me Europën do t’i bëjmë gropën!”

/gazetatema.net/

Etiketa: djegia e mandateveEduard SelamiFederica MogheriniLulzim BashaMero BazeopozitaShkëmbi i Vajës

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para

Si dy pika ujë me Shkupin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com