Kur komunistët donin t’i çonin çamët mish për top në luftën civile greke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur komunistët donin t’i çonin çamët mish për top në luftën civile greke

15:44 | 25/10/2016
në Uncategorized
0

Nga Alba Haruni

Hapja e arkivave me mbishkrimin “sekret”, të periudhës komuniste, përveç të tjerash do të sjellë informacione të reja edhe për mënyrën se si u trajtuan shqiptarët e Çamërisë në shtetin amë.

Spastrimi etnik i Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore nuk ishte rastësor apo një fragment i shkëputur, por ishte një politikë e përpunuar qartë që në momentin e aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vitin 1913. Aty nisi gjithë evolucioni i kësaj politike të spastrimit etnik i ideuar nga kisha ortodokse greke dhe zbatuar nga Athina zyrtare, por jo vetëm prej tyre. Sipas dokumenteve, shkatërrimi përfundimtar i kësaj çështjeje u bë pikërisht nga politika e qeverisë shqiptare në vitet 1948-1949, e cila vuri në themel interesat e veta personale, siç ishte mbajtja e pushtetit dhe marrëdhënia me Moskën, duke sakrifikuar një çështje të madhe të interesit kombëtar siç ishte çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Pra, ka qenë një përpjekje thuajse kriminale, ku me një gur do të vriteshin dy zogj; e para, t’i vihej në ndihmë së majtës greke e të zbatoheshin urdhrat e Moskës, por më së shumti ka qenë qëllimi për të larë duart me emigrantët çamë, sepse qeveria shqiptare i shikonte si pengesë të madhe dhe një rrezik serioz për konsolidimin e pushtetit të saj. Ky dyshim është vërejtur dhe në raportet zyrtare për emigrantët e ardhur nga Çamëria.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

2

Më 24.09.1947, vjen në Tiranë Marko Vafiadhis si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë duke i parashtruar qeverisë shqiptare disa kërkesa si më poshtë:

“1. Të dërgohen 3.000-4.000 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napoleon Zervës.

2. Nga 25.000 mijë refugjatë grekë, të cilët më së shumti ishin të etnisë maqedonase që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin në 3-4 qendra për t’u dërguar në ndihmë të Ushtrisë Demokratike Greke.

3. Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe në kohën më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.

4. Të shqyrtohet perspektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.

5. Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.”

Për sa u përket çamëve, pala shqiptare konsideroi se nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. Shqiptarët nga Çamëria nuk do të donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja: “…tash për tash, kjo nuk është e mundur duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi…”

Hapja e arkivave ka bërë të mundur hedhjen dritë mbi një sërë dokomentesh të tipit “sekret”, prej të cilave vetëm me një vështrim të ftohtë mund të kuptojmë shumë rreth situatës në atë kohë, prej nga ku do na ndiqte dhe shprehja “çam i pabesë”.

Në procesverbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, mbajtur më 25 mars 1949, tema e trajtuar ishte pikërisht mundësia e dërgimit të çamëve në Ushtrinë Demokratike Greke.

3

Ky procesverbal gjendet ne arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe për një kohë të gjatë ka patur titullin “sekret”:

Liri Belishova: Në bazë të vendimit të Byrosë Politike janë dërguar poshtë disa shokë çamë për të rekrutuar elementë refugjatë çamë për në ushtrinë demokratike greke. Në mbledhjen e partisë është thënë açik, kurse me të tjerët nuk është folur, por kanë dekonspiruar anëtarët e partisë dhe populli e ka marrë vesh, prandaj deri tani vetë, 30 veta kanë kërkuar që të shkojnë dhe anëtarët e partisë e kanë marrë këtë çështje pa entuziazëm. AP nuk e kanë pritur mirë dhe reaksioni ka punuar për vetën e tij. Ai e ka përgatitur terrenin për vete. Janë marrë refugjatët grekë në 2-3 raste dhe me forcë për të shkuar atje. Përgjithësisht çamët nuk duan të venë në Greqi. Parrulla është se s’kemi besim tek grekët, duam të rrimë në Shqipëri ose na lini të shkojmë në Turqi. Çamërinë nuk e duam. Duhet të shohim se ç’masa duhet të marrim. Këtu duhet të marrim një vendim për anëtarët e partisë që kanë shfaqur këto tendenca se është situata e vështirë. Ka disa propozime nga shokët çamë që të bëhet mobilizim i detyruar dhe të merren disa masa kundër elementëve reaksionarë. Thonë gjithashtu që të bëhet një mbledhje me anëtarët e partisë që janë çamë ku të marrë pjesë dhe një i deleguar i Komitetit Qëndror, por unë s’jam dakord që të përzihet partia jonë me këtë punë.

Bedri Spahiu: Ne kemi punuar që ata të kenë të drejtën e mobilizimit për këtu ata janë shtetas grekë. Në Greqi kanë nevojë për ushtarë. Të qe e mundur të shkonin me agjitacion do të ishte më mirë, po në këtë mënyrë çamët nuk do të venë në Greqi. Edhe nga ana ndërkombëtare nuk ka ndonjë gjë veç të mos duket dora jonë, por të bëhet natën. Për këtë mund të pyesim sovietikët.

Mehmet Shehu: Petrit Shahini nga Elbasani thotë se me rastin e mobilizimit të çamëve, elementët reaksionarë kanë filluar të flasin keq për Partinë Komuniste Greke, etj. Po t’i lëmë kështu çamët, partia diskreditohet nga këta reaksionarë.

Ne me këtë rast zbulojmë se masën çame nuk e kemi nën kontroll. Të përdoren kështu njerëz të dërguar tek ata nga partia jonë, është një shenjë proteste kundra qeverisë sonë.

Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme është të veprohet me këta armiq të reaksionit (gjithë anëtarët e tjerë janë dakord për këtë propozim të shokut Mehmet), pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë. Këta përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp, (shokët e tjerë janë dakord dhe me këtë propozim). Për elementëte tjerë, po të merren me forcë punë e vështirë nga pikpamja ndërkombëtare. Ky është i vetmi rrezik, po përndryshe ne e bëjmë brenda një nate. Këtë duhet ta bëjmë pa e diktuar kush brenda një nate se ndryshe na ikin. Tani t’iu themi komiteteve të partisë së rretheve ta lënë këtë çështje në heshtje dhe brenda një nate t’i shpihem në kufi.

Tuk Jakova: Në këtë rast të fshihen cilët janë njerëzit e poshtër. Këtyre monarko-fashistët ju kanë bërë një mijë poshtërsi dhe nuk duam të venë të luftojnë për vendin e tyre.

Mehmet Shehu: Ne t’ju themi të mos i lënë në një repart.

Tuk Jakova: Ata shokë nuk kemi si i dërgojmë të kthehen dhe të merren masat që tha Mehmeti.

Mehmet Shehu: T’jua shtrojmë dhe sovietikëve nga pikpamja ndërkombëtare. Për familjet e tyre ju kemi dhënë toka dhe le t’i punojnë.

Hysni Kapo: Këto veprime që tha Mehmeti të bëhen.

Beqir Balluku: Këta të arrestohen dhe të venë të punojnë në Lozhan, ku është vendi shumë i përshtatshëm. (AQSH, F. 14/AP, V.1949m D.16, fleta 14)

Informacion i Grupit të Këshillit Çam, i cili shkoi për të mobilizuar popullsinë çame në ushtrinë demokrate greke, 24 mars 1949:

“Më 4 prill 1949 Drejtoria e Organizim-Inspektimit njoftonte Komitetin e Partisë së Tiranës, mbi masat që ka marrë ky Komitet për çamët anëtarë partie, që nuk kanë dashur që të mobilizohen në ushtrinë demokratike greke. Nga këta në Fier ishin 4 çamë, në Berat 1, në Elbasan 5, në Durrës 5, në Tiranë 16, në Vlorë 14. Mbi këta u morën masa deri përjashtime nga partia. (AQSH, F.14/Ap (str), V1949, D389)”

Këto dokumente nuk lejojnë interpretim, pasi janë një dëshmi e vërtetë për pasojat që erdhën më vonë për popullsinë çame deri në atë kohë “refugjatët çamë”.Këto dhe të tjera dokumente dëshmojnë mënyrat dhe arsyet se si iu hoq nënshetësia këtyre shtetasve deri në atë kohë “shtetas grekë me kombësi shqiptare”.

Etiketa: Alba HaruniBedri Spahiuçam i pabesëcametKomunistëtLiri BelishovaLufte civileMarko VafiadhisMehmet Shehumish për topTuk Jakova

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Historia e dhimbshme që përloti ambasadoren Romana Vlahutin

Historia e dhimbshme që përloti ambasadoren Romana Vlahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com