Kur greku ta kthen kusurin në Këlcyrë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur greku ta kthen kusurin në Këlcyrë

09:55 | 29/10/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Nuk ka gjë më të rëndomtë, më primitive se sa shfaqjet politike të grekëve në Këlcyrë. Ngjan sikur fqinjët tanë vijnë drejt e nga librat e Pouqueville. Në shekullin XXI të kryesh një ceremoni aq kërcënuese, nacionaliste, irredentiste duket sikur je duke parë me ngjyra shpërthimet histerike që paraprinë luftrat e dikurshme ballkanike. E keqja është se sot ke mundësi që këtë shfaqje që të kall krupën ta ndjekësh në formatin HD. E udhëheq një diplomate flokëverdhë, e veshur alla frënga, teksa drejton një turmë të currufjepsur që frymojnë për ndryshim kufinjsh, luftë territoresh dhe kërkojnë nëpërmjet të vdekurve të plazmojnë për brezat e ardhshëm MegaloIdenë.

Tek, shihja me një farë kërshërie tubimin e paligjshëm të Këlcyrës, e vetmja gjë që më çuditi ishte që pamjet nuk shkonin pak më shpejt si në filmimet e Princ Franc Ferdinandit, kur shkrepi Lufta e Parë Botërore. Sikur të duash t’ja shpjegosh fëmijëve tanë të Greqisë apo Shqipërisë përse ngjau ai demonstrim i djeshëm, ata do të të shohin drejt në sy, do marrin smarphone-in apo tabletin dhe do nisin të kërkojnë. Vështirë se do kuptojnë gjë edhe pas kësaj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jorgos Surlas është një burrë i shkuar në moshë që drejton një shoqatë veteranësh të luftës italo-greke. Ka bërë një karrierë politike jo të keqe dhe ka vendosur ta mbyllë atë si veteran. Në Greqi ka gjasa që mos t’ia vërë njeri në pullë, aq sa njohim ne kryetarët e atyre shoqatave që i drejtojnë ca zotërinj me kapele republikë. Megjithatë Jorgos Surlas dhe shokët e tij patën mundësinë e florinjtë që të ulen si të barabartë ballë për ballë me delegacionin shtetëror që udhëhiqej nga kryetari i Kuvendit. 1Është i vetmi takim athinjot, të cilin zyra e Ilir Metës nuk e bëri me dije. 27.al raportoi që në këtë takim është kërkuar zyrtarisht ndërtimi i tetë mijë varreve të reja për të rënët e Greqisë. Ky lajm kaloi heshtazi nën morsën e censurës që prej kohësh është ngritur nga pjesëmarrës në këto bisedime. Jorgos Surlas i bërë me krah nga një zhvillim politik i nivelit të lartë që është ulja si i barabartë me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, merr autobuzin dhe vjen në Këlcyrën e Ali beut, organizon një tubim, ku i vjen ambasadorja Sourani, drejtues të organizatave ekstremiste, përfaqësues të “Agimit të Artë”, Vangjel Dule dhe një prift. Mbulojnë varrezat me flamujt të Greqisë dhe shenjat e Vorio Epirit, prishin qetësinë e të vdekurve me foninë në kupë të qiellit dhe kërkojnë në mes të mexhlisit tetë mijë varre. Jorgos Surlas nuk ka pikën e fajit, derisa i eci në Athinë me këtë kërkesë, pse mos t’i ecë në Këlcyrë?2

Ambasadorja që e ka nisur misionin e saj si hit parade gafash fjalos një hartim të klasave fillore, ku kërkon të kujtohen të rënët, kurse Vangjeli i mëshon zbatimit të marrëveshjeve.

Pyetja është si ka mundësi që në Shqipëri autoritetet lejojnë një tubim të këtillë? Mendoni sikur të nisemi sot në Paramithi të kujtojmë 28 të rënët e genocidit të familjes së Tahir Muhedinit. Të marrim me vete jo vetëm flamurin kombëtar, por edhe simbolet e Ballist Morinës. Të vendosim në qytezë foni, të mbajë fjalim ambasadori ynë në Athinë, më pas të flasë Abaz Hado i Shoqatës “Çamëria”, të bëjmë lutje të besimit jo orthodoks…

Nuk ka nevojë ta çojmë më tej fantazinë, sepse nuk ka për të ndodhur, nuk do na lënë as të kapërcejmë kufirin, megjithëse nuk kemi nevojë për vizë.

Po të ankohesh më pas në Shqipëri për këtë padrejtësi, do të na hidhen në grykë dhe do na këshillojnë kërcënueshëm që nuk zgjidhjen çështjet me propagandë patetike dhe patriotike. Nga ana tjetër karavidhet e propagandës separatiste janë partnerë në bisedime dhe bilbilojnë në mes të mejdanit.

Në fakt, ka ardhur koha të vendoset barazi edhe në eleminimin e këtyre shfaqjeve që evokojnë mykun e sherrnajës. Nuk duhet lejuar më asnjë demonstrim force përçarës i kësaj natyre, as në Këlcyrë, as në Himarë, askund. Policia duhet ta shpërndante atë turmë. Jorgos Surlasin po të duan ta takojnë në Athinë, Këlcyrë apo prapa diellit, por ky simbol i prostatës nuk ka si të lejohet të shpalosë pikë-pikë idetë në foltore të Shqipërisë.

Etiketa: Agimi i ArtëcensurëEnkel DemigrekuJorgos SurlasKëlcyrëkusurmorsëVangjel DuleVorio Epiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ky është emri që zëvendëson Luçiano Boçin nëse dorëzon mandatin

Skandali seksual/ Gjyqtari Boçi: Gruaja më kërkon divorcin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com