Kur e thotë vëllai i madh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur e thotë vëllai i madh

09:58 | 15/04/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kur Edi Rama e tha këtë punën e Donald Trup në studion e Mustafa Nanos në TemA TV, nuk është se pati shumë reagime. Duket kjo u konsiderua një opinion krejt për konsum të brendshëm, madje në sinoret e një media online. Ndryshe ndodhi, kur kjo deklaratë u gjet interesante nga New York Times dhe më pas nga CNN. Si përherë, ne vuajmë nga sindromi si paraqitemi, kur na e varin të jashtmit. Ndaj, edhe Lulzim Basha reagoi me një batutë të hollë nga ato që Preçi ia dërgon me sms. Rama u përshkrua si fanar ndriçues dhe udhëheqës botëror. Ky i fundit nuk e vrau shumë mendjen, por në studion e CNN ngulmoi në të tijën, megjithëse gazetari i kujtoi që kemi të bëjmë me zgjedhjet e një vendi, në të cilin ai nuk ka ndonjë tagër.

Është mëse e qartë që kryeministri i Shqipërisë është përfshirë në një strategji të mirëfilltë PR përsa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Hartuesit e saj duket kanë patur nevojë për një udhëheqës politik që vjen nga Europa, i cili të theksojë se në rastin e fitores të një ekstremisti si Trump punët me kontinentin e vjetër nuk janë aq mirë. Amerikanët e thjeshtë, pra shumica dërrmuese, as që e kanë idenë se ku, si, qysh, tek është Shqipëria. Shumë prej tyre as e dinë ku bie, por po u the se është një vend në Europë mund të ftillohen më lehtë dhe mund ta marrin më mirë mesazhin. Kaq ishte e gjitha, ndaj dhe doktori nuk reagoi për këtë çështje, megjithëse ka një ushtri informatorësh digjitalë. Sepse, doktori që e shpiku politikën e batutës, kaq e di që nuk ishte vendi për hajgare, pasi mesazhin nuk po ta sjell Preçi a Kaçi, por vëllai i madh.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Është i njëjti lajms që e shtyu kryetarin e qeverisë të hedhë në sheshin e shqiptarëve lëndën e mësimit të feve. Ateistët e Shqipërisë u ndjenë sikur do i nxirrnin gollomesh pa mosbesimin e tyre, pasi duhet pranuar që shkolla shqiptare nuk është laike, por ateiste. Fjala vjen, askund në lëndët mësimore nuk i bëhet qoftë dhe një oponencë e zbehtë teorisë së Darvinit, por ajo konsiderohet e vërtetë e padiskutueshme. Një besimtar, si duhet të sillet me fëmijën që mëson në shkollë, madje e jep provim këtë gjë? Pikërisht këtu, ateistët menduan se po u bie kështjella që mbajnë prej vitesh në edukim, ndaj dolën në fis me shprehjet: “feja është problemi” apo “feja opium për popujt”. Duhet thënë se vetë Rama nuk është ndonjë besimtar i dalluar, madje i bën lëmsh këto punët e besimit. Ai thotë se vetë është katolik, kur nuk ka asnjë çertifikatë pagëzimi, që gruan e ka myslimane, e cila nuk respekton kurrfarë riti islam dhe të premten nuk është se shkon në xhami, që djalin e madh ka orthodoks dhe Zahon me gjasë katolik se e bekoi Papa, kur Ati i Shenjtë bekon fëmijë me mijëra në botë, qofshin myslimanë a budistë. Ndaj, kjo qasje e Ramës me besimin rrëfen më shumë një njeri që është lojëcak edhe me Zotin. Kështu, kur tregonte në VOA se në Shqipëri do të çelet Qendra Rajonale kundër Radikalizmit, e cila do të ngrihet së bashku me amerikanët, atëherë është e qartë pse u tha kjo puna e mësimit të fesë. Në kuadër të një strategjie amerikane që është e bindur se ekstremizmi luftohet, nëse njeh në thelb besimin, atë thelb që të mëson paqen dhe jo luftën. Kështu, ateistët e Shqipërisë nëse dëshirojnë të bëjnë debat, mund të përqëndrohen në kundërshtimin e kësaj strategjie, sepse kryeministri ynë po zbaton thjesht porosinë e vëllait të madh që në shqip i themi big brother.

Etiketa: ateistbig brotherDonald Trumpedi ramaEnkel DemiMustafa NanoQendra Rajonale kundër Radikalizmitstrategji PRvëllai i madh

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Marrëveshje Tahiri-FBI për Byronë Kombëtare të Hetimit

Marrëveshje Tahiri-FBI për Byronë Kombëtare të Hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com