Kur vjen puna te faji i tjetrit, politikanët shqiptarë e tregojnë në çdo “qelizë” bashkëvuajtjen me popullin. Pasi e lënë rehatinë e shtëpive të tyre, teksa bëhen një me popullin e përmbytur është e vështirë të dallosh në janë politikanë a të “mjerë”. Ja për shembull, Lulzim Basha në këtë fotografi duket i prekur thellësisht nga vuajtja e popullit nën ujë…
Vetë kreu i PD, Lulzim Basha ka parë nga afër situatën e përmbytjeve në Shkodër, gjë që e ka emocionuar më shumë se ç’duhet, veçanërisht, kur lexoi një status të Jozefina Topallit në rrjetet sociale.