Kupa e Italisë/ Juventus në avantazh, Cuadrado ekzekuton saktë goditjen e dënimit

0
109

Dy gola në dy minuta për Juventus-in, por vetë m njëri ka qenë i vlefshëm.

Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të kundër Sampdoria-s me një goditje dënimi të Cuadrado-s, i ndihmuar nga një përgjumje e portierit Falcone.

Alvaro Morata ka dyfishuar avantazhin pas dy minutash, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli të Rabiot.

Ndeshja është e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë.