• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku ka të drejtë Blushi!

23:49 | 08/03/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga Mero Baze

Kakofonia e krijuar rreth debatit të Blushit në Partinë Socialiste ka prodhuar një pamje tjetër jopolitike të fushatës së tij, e cila në fakt ka disa vlera politike. Blushi së paku është i qartë në tre pika. E para, kur pretendon për zgjedhje të kryetarit të PS duke ju referuar statutit të vjetër të PS. Pra, jemi në kushtet e një shkelje të statutit, pavarësisht arsyetimit, i cili bën sens logjik, por jo ligjor.

E dyta, është i qartë në objektivin e tij për të fajësuar Ramën si përfshirës i elementëve probelmatikë në jetën politike të Partisë Socialiste. Disa prej tyre kanë vite që bashkëjetojnë me PS dhe Blushin, por kjo nuk e pengon atë ta ngrejë tani si problem.

Dhe e treta, Blushi është i qartë që beteja e tij nuk do të plasaritë PS-në, por do ta ndihmojë atë të iki me dinjitet prej saj, pasi ka arritur të gjej një kauzë, së paku për t’u ndarë.

Të treja objektivat e Blushit janë politikisht korrekte dhe ai ka të drejtën e tij të bëjë betejë për to. Dy betejat e para i bëjnë mirë edhe Partisë Socialiste dhe kulturës së saj statutore, e cila nuk merret shumë seriozisht, si në çdo parti.

Kauza e tretë, i bën mirë vetes së tij, nëse është i qartë se çfarë është duke bërë.

Këtu fillon dhe mbaron debati për të.

Pjesa tjetër e debatit, sidomos kjo kuja kombëtare që është vënë për atë që ka ndodhur në Elbasan, më duket pak hipokrite për ata që e njohin politikën shqiptare dhe akoma më hipokrite për ata që mendojnë se ajo rrit apo ul vlerat e rivalëve në PS. Biles ajo skenë, e bashkuar me lojën e nervave që Blushi ka luajtur dhe në mbledhjen e Asamblesë në Tiranë një ditë më parë, janë më shumë veprime linçuese të Blushit mbi PS, se sa e kundërta. Pak a shumë këto më kujtojnë sjelljet e Genc Pollos në vitin 1999, kur kandidoi përballë Berishës dhe donte doemos sherr. Duke qenë se Berisha e kontrollonte partinë me displinë ushtarake, urdhëroi çdo njeri të mos e ngacmonte dhe të mos i thoshte asnjë fjalë. Dhe i tërbuar nga kjo gjë, Pollo shkonte nëpër konferenca e thoshte: “Ju do më thoni mua që jam agjent grek”… Nuk i thoshte njeri! “Ju do më thoni mua që kam pas gjyshin komandant të andatëve grekë në Përmet më 1914” (Në fakt e ka pasur). Por askush nuk i thoshte asgjë. I nervozuar nga gjithë kjo histori heshtje apo përqeshje rreth tij, ai sajoi një rrëmujë një ditë para Kongresit dhe u tërhoq. Kjo është sjellje jo politike. Qëllimi i saj është të thuhet që në partitë tona të mëdha nuk ka demokraci dhe liri fjale, pasi të sulmojnë apo shajnë po je kundër kryetarit. Kjo është një situatë banale që duhet të marrë fund.

E vërteta është se kryetarët tanë janë shumë të fortë, por përpjekja për të bërë politikë me mistrecllëqe, është më banale se fuqia fyese e tyre.

Për këtë arsye unë mendoj se Blushi është në ditët e tij më të mira politike, pasi Rama i ka dhënë një shans, edhe për shkak të bezdisë që ka nga partia, që ai të ketë një kauzë që nuk është e tij, por e shumë socialistëve, dhe të dalë i nderuar nga kjo betejë. Ai ka për shembull shansin të përqafohet me Tomën, “Kaubojsin” apo Prengën dhe të akuzojë Ramën që i ka sjellë në Parlament, ashtu siç ka shansin të mos ketë përgjegjësi pse s’e ka ngrit zërin që më 2013 për zgjedhjet në PS dhe të ketë të drejtën e tij ta kërkojë tani.

Nga ana tjetër, Rama duhet të tregohet më i qetë dhe më pak i përfshirë në betejën me mistrecllëqet e Blushit dhe të reflektojë vetëm për tezat politike të tij, të cilat vlejnë.

Se në fund të fundit, Rama nuk mund të ketë dy kritere për të ruajtur qetësinë. Ta humbasë me Blushin, pse i kërkon të respektojë statutin në mënyrë formale dhe të mos e humbasë me Koçon që shkel çdo ditë, çdo rresht të statutit të vjetër e të ri të PS, duke krijuar delegatë fallco, struktura partie fallco siç janë OST, dhe kandidatë të paligjshëm për në strukturat e PS, siç është vet emri i tij në listat e zgjedhjeve në Vlorë.

Unë nuk e kam dash kurrë Ben Blushin edhe për raportet e këqija personale me të, dhe ndihem keq të shkruaj për të tani, që ai është në një betejë me dikë tjetër, por e them me siguri se ai kurrë nuk do të gjente një moment më të artë se ky, që të dukej sikur është njeri me kauza dhe parime. Kaq duhet t’ia di për nder Edi Ramës se do kishte ikur pa asnjë gjurmë nga PS.

/gazetatema.net/

Etiketa: agjent grekAndartëtBen BlushidebatiGenc PollokakofoniakauzaKoco KokedhimaMero Bazeparime

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Privatizimi i INSIG, për çfarë luhet loja?

Privatizimi i INSIG, për çfarë luhet loja?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern pranë nënshkrimin me titullarin e rivalëve të tyre madhorë –

Bayern pranë nënshkrimin me titullarin e rivalëve të tyre madhorë –

23:05 | 30/05/2023
Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe naive –

Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe naive –

22:57 | 30/05/2023
Përplasja e Ramës me Merkel, ish-zv.ministrja zbulon prapaskenat/ Ja çfarë iu refuzua Gjermanisë –

Përplasja e Ramës me Merkel, ish-zv.ministrja zbulon prapaskenat/ Ja çfarë iu refuzua Gjermanisë –

22:55 | 30/05/2023
Arrihet akordi, Sampdoria shpëton nga falimenti duke u blerë nga biznesmeni italian –

Arrihet akordi, Sampdoria shpëton nga falimenti duke u blerë nga biznesmeni italian –

22:53 | 30/05/2023
Ne dashurinë e kemi për Ramën, jo për Elisën –

SPAK-un s’duhet ta zinte gjumi –

22:49 | 30/05/2023

Më Të Lexuarat

  • Bayern pranë nënshkrimin me titullarin e rivalëve të tyre madhorë –
  • Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe naive –
  • Përplasja e Ramës me Merkel, ish-zv.ministrja zbulon prapaskenat/ Ja çfarë iu refuzua Gjermanisë –
  • Arrihet akordi, Sampdoria shpëton nga falimenti duke u blerë nga biznesmeni italian –
  • SPAK-un s’duhet ta zinte gjumi –
  • S’mund të kemi kryetarë me Zoom –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern pranë nënshkrimin me titullarin e rivalëve të tyre madhorë –
  • Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe naive –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com