“Ku do të punoj”, Deutsche Welle: E ardhmja shqetësimi kryesor i studentëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ku do të punoj”, Deutsche Welle: E ardhmja shqetësimi kryesor i studentëve

20:24 | 17/12/2018
në Shqiperi
0

Mijëra studentë para kryeministrisë në Tiranë kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre për arsimin. Ata nuk janë për dialog, pasi nuk kanë besim se në politikë zhvillohet një lojë e ndershme edhe kur dialogohet.

Mijëra studentë kanë protestuar të hënën (17.12) para kryeministrisë në Tiranë për 8 kërkesat e parashtruara për ndryshime në arsimin e lartë shqiptar. Madje ka pasur edhe tensione, kur studentët kanë tentuar të kalojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë e janë penguar nga policia. Por një grup studentësh ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Studentët thonë se do të hyjnë në grevë urie, nëse të hënën kryeministri, Edi Rama nuk jep përgjigje pozitive për kërkesat e tyre. Mbështetja e studentëve vjen ndërkohë edhe qytetarë, por nga studentët e rretheve, mjaft prej tyre janë nisur drejt Tiranës. “Protesta në ditën e 13 e ka dhënë efektin e vet, ujërat kanë filluar të lëvizin, të gjithë e kanë kuptuar se këtu diçka çalon.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kjo protestë e ka dhënë mesazhin e saj, që arsimi është në udhëkryq”, thotë një student për Deutsche Wellen. “Duhet të vazhdojmë e të këmbëngulim”, kërkon një studente tjetër. Ndërsa një studente e komunikimit thotë, se ne do ta vazhdojmë të bllokojmë shkollën e “do të vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të marrim atë për të cilën kemi dalë.”

Refuzim i politikës

Ajo që bie në sy në këtë protestë është refuzimi i qartë që studentët i kanë bërë përzierjes së politikës në to. Sipas tyre, politika është përgjegjëse për krizën morale, shoqërore e ekonomike të vendit. Nga kryeministri Rama kanë ardhur këto ditë disa ftesa për dialog, por studentët nuk i kanë pranuar. Refuzimin e ftesave për negociata, një student i gazetarisë, i pyetur nga Deutsche Welle e shpjegon kështu. “Kemi kuptuar se në këtë vend nuk ka fairplay, nuk ka lojë të drejtë”. Frika e studentëve duket se është “shitja”, siç thotë një student në protestë, shkon në dialog dhe protesta sfumohet. “Ne e kemi parë se ku kanë shkuar dialogjet e mëparshme, prandaj nuk e duam, atë e i themi jo negociatave.”

Ku do të punoj? Pyetja që i shqetëson studentët

Shumë studentë shqetësim kryesor kanë të ardhmen e tyre pas studimeve. “Jam student i gazetarisë, viti i tretë bachelor”, thotë një student, dhe nuk e di se çfarë do të bëhem nesër. Si unë janë 90% e studentëve në të gjithë Shqipërinë.” Shumë prej tyre janë të zhgënjyer edhe nga puna e pedagogëve. Para disa ditësh u publikua edhe një listë me emra pedagogësh të përmendur si ata që u kërkojnë studentëve para për provimet. Prandaj një ndër kërkesat e studentëve është edhe vetingu për pedagogët.

Protesta mbështetet edhe nga vetë pedagogët, që kërkesat e tyre i quajnë legjitime. Shkrimtari e pedagogu i letërsisë në Universitetin e Tiranës, Agron Tufa, thotë se për studentët tarifat janë të papërballueshme, kushtet e padurueshme që nga auditorët deri tek konviktet e sistemi korruptive e klientelist qeveritar. Por për pedagogun Agron Tufa më jetike mbetet e ardhmja e studentëve pas studimeve, “shumë prej tyre kanë një të ardhme të zymtë kur mbarojnë studimet, prandaj unë e lexoj atë si formë proteste për sistemin e dështuar politik”, thekson Agron Tufa.

Ndër kërkesat kryesore të studentëve janë ulja ose përgjysmimi i tarifave studentore, rritja e buxhetit shtetëror për investime në fakultete, përmirësim infrastrukturor të fakulteve, duke shtuar laboratorët e të tjera. /DW

Etiketa: deutsche welleprotestëpunëstudent

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Julian Deda dhe Renis Gjoka i bashkohen protestës: Jemi këtu me studentët

Julian Deda dhe Renis Gjoka i bashkohen protestës: Jemi këtu me studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

20:27 | 15/01/2026
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

20:11 | 15/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

19:39 | 15/01/2026
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

19:27 | 15/01/2026
Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –
  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –
  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com