Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

14:00 | 10/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Kriza politike dhe ekonomike në Shqipëri ka arritur kulmin. Vendi gjendet në prag të kaosit total. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ia ka dalë të uzurpojë të gjitha pushtetet në Shqipëri, pushtetin legjislativ, pushtetit lokal, gjykatat dhe prokurorinë, si dhe çdo pushtet tjetër, të çdo institucioni që presupozohet të jetë i pavarur. Opozita ka braktisur mandatet parlamentare, dhe prej një viti gjendet në rrugë. Tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit 2019 e ka zhyur Shqipërinë edhe në një krizë të thellë humanitare. Me mijëra familje shqiptare vazhdojnë të mbijetojnë në çadra verore, në kushtet e një moti të egër, pa ushqime dhe veshje. Ndihmat që Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari kanë mundur të mbledhin në ndihmë të të prekurve nga tërmeti po i administron Ministri i Tërmetit, Arben Ahmetaj.

Në këto kushte, opozita shqiptare ka rifilluar protestat masive. Kryetari i opozitës kërkon të plotësohen 9 kushtet e Bundestag-ut gjerman. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me metoda të sofistikuara usharake vazhdon të përdorë masivisht një lloj gazi të dyshimtë kundër protestuesve. SPAK, një strukturë e re prokurorësh ka arrestuar ish-deputetët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, që akuzohen për sulme kundër rendit kushtetues.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Lulzim Basha gjendet i mbyllur në selinë e Partisë Demokratike, ku po mbrohet fizikisht nga militantët demokratë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vazhdon t’i bëjë thirrje kreut të opozitës që të dorëzohet, përndryshe, sulmi i forcave qeveritare do të jetë i pamëshirshëm.

Në këto kushte, Kryetari i OSBE Edi Rama, i ka kërkuar një takim Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Takimi është parashikuar të mbahet në zyrën e Përfaqësuesit të OSBE në Tiranë, ambasadorit Bernd Borchardt. Ky takim është lehtësuar nga Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç, që po kujdeset për implementimin e Marrëveshjes rajonale të MiniShengen-it.

Kryetari i OSBE Edi Rama, dukej mjaft i mërzitur dhe i inatosur me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai u shpreh hapur se situata politike është e rëndë, dhe se dialogu është rruga e vetme për kapërcimin e krizës.

– Metodat tuaja të drejtimit të shtetit janë të papranueshme për një vend demokratik. Ti ke uzurpuar të gjitha pushtetet. Shtetin shqiptar tani e drejton bashkarisht me Mafian. Ti po plaçkitë Buxhetin e Shtetit dhe po ua dorëzon atë miqëve të tu. Ti po shkelë masivisht të drejtat e njeriut. Ti po burgosë dhe i përndjek kundërshtarët dhe po mbyllë median online – u shpreh me tone të ashpra Edi Rama, Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin Europian.

– O Zot, o Zot, ç’po më dëgjojnë veshët! Edhe ti Edi Rama po flet me gjuhën e kazanit?! Shqipëria po përparon në të gjitha fushat. Këtë e konfirmon edhe miku i i madh i shqiptarëve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Këtë e konfirmon edhe miku im, Ambasadori Bernd Borchardt. Këtë e konfirmon edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca – u kundërpërgjigj Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë.

Këtu ndërhyri lehtësuesi i dialogut mes Kreut të OSBE Edi Rama dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai tha se Shqipëria po përparon në të gjitha fushat e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, dhe se kjo është rruga më e mirë për një vend që të ndërtojë me sukses shtetin personal.

– Hiqeni rrethimin që i keni bërë Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Jepni dorëheqje të parevokueshme. Mos përdorini më tej gazin serb kundër protestuesve paqësor. Lironi Dash Shehin dhe Nard Ndokën. Plotësoni kushtet e Bundestag-ut. Tregoni ku i keni fshehur 200 milion dollarët. Hapni hetime për bashkëpunëtorët e tu kriminel, për të cilat kemi shkruar në Raportin Konfidencial të tetorit 2014. Ndalni sulmet kundër gazetarit Erl Kodra, i cili ka qenë denoncuesi i parë i lidhjeve të tua mafioze me botën e krimit. Mos dërgoni më “emisarë” për t’ia mbyllur gojën shkrimtarit Erl Kodra – vazhdoi tejet i tensionuar Kreu i OSBE, Edi Rama.

– Shqipëria është partner i besueshëm i OSBE, BE, OKB, OPEC, USA, UEFA, FIFA, LGBTQ, OBT, Lindjes së Mesme, Koresë së Veriut, Kinës, Vietnamit, Indisë, Pakistanit, Turqisë, Azerbaixhanit, Sirisë, Kurdistanit, Izraelit dhe Palestinës – u shpreh Luigi Soreca – sidomos Shqipëria po shkëlqen si aleate e Serbisë. Por fajtorja vazhdon të mbetet Kosova, një vend i vogël dhe djallëzor që po minon bashkëjetesën mes popujve të Ballkanit.

Takimi u mbyll me premtimin se përpjekjet e Kreut të OSBE Edi Rama do të vazhdojnë për të shpëtuar vendin nga kriza e thellë. Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe me këtë rast, ajo do të intensifikojë përpjekjet për paqe globale dhe prosperitet të mbarë njerëzimit.

– Me Shqipërinë, paqja globale është e mundur – u shpreh ai në Konferëncën e Përbashkët për shtyp me Kreun e OSBE.

PS: Shkrimi nuk është fake news, ju garantoj. Lajmi është tërësisht i vërtetë, i konfirmuar nga 1000 burime, duke filluar që nga Selia Qëndrore e OSBE në Vjenë, të gjitha gazetat e kontinentit europian, nga ishulli britanik dhe kontinenti amerikan. Lajme më të hollësishme të këtij takimi do të ndiqni në ditët në vazhdim.

Etiketa: Ambasadori i OSBEBernd BorchadtDashamir Shehiedi ramaerl kodraKryeministri i ShqipërisëKryetari i OSBELulzim BashaNard Ndokaopozitatërmeti

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
PD publikon dokumentin: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi për plagosje

PD publikon dokumentin: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi për plagosje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com