Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

17:55 | 28/08/2018
në Uncategorized
0

Me një status disi të veçantë kryeministri Rama është munduar të shuajë polemikat që lindën pas fluturimit të tij me një çarter privat, për të parë debutimin e Krisiano Ronaldos në Torino. Qoftë atyre që e akuzuan për shpenzmet marramendëse, qoftë të tjerëve që e qesëndisën për pasionin e parezistueshëm prej adoleshenti në kërkim të “like-ve, ai i’u përgjigj me një arsyetim të thjeshtë. Sipas tij, ishin të tjera pasione, si ato për artin, librat dhe filmat që e mbronin atë nga veset e pasunarëve arrogantë për makinat e shtrenjta, helikopterët apo avionët.

Në këtë arsyetim të Edi Ramës është interesant të qëmtohet imazhi që ai mëton të vizatojë për veten. Përtej vanitetit të zakonshëm për t’u auto-radhitur në pakicën selektive të njerzve të shpirtit dhe mendimit, kuriozitet përbën këmbëngulja për të mos u barabitur me një tjetër racë, atë që pëlqen jetën e shtrenjtë dhe vanitoze. Restorantet e me tre yje Michelin, makinat e shpejtësisë, dhe avionët privatë që Rama rrefuzon, janë simbolet tipike të profilit të miliarderëve anembanë globit. Ato përbëjnë digën që ndan sot në botë atë grusht njerëzish, që nuk janë as 1% e popullsisë së planetit, por kanë në zotërim më shumë se gjysmën e pasurisë së tij.

Prandaj shumë politikanë modernë, kanë refuzuar të njëhsohen me këtë simbolikë. Ndonjëri prej tyre, që ka bërë të kundërtën, ka paguar një çmim tepër të shtrenjte për këto teka. Kështu, ish presidenti francez Nicolas Sarcozy, nuk e hoqi dot kurrë nga vetja etiketën e presidentit të të pasurve, vetëm se e filloi mandatin e tij presidencial, nga jahti i një prej miqve të tij industrialistë dhe e kremtoi festën e fitores elektorale në një nga restorantet më të famshme të Champs Elyse.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Konkurenti i tij që e rrëzoi nga froni, François Holande e goditi rëndë vetëm me dy shprehje: “Unë nuk i dua të pasurit” dhe “armiku im është paraja”.

Pikërisht, rrezikun për të marrë një nofkë të tillë, pas pozave të publikuara në krah të CR7 dhe futurimit të papritur drejt Torinos, ka ndjerë edhe Edi Rama.

Prandaj ai hartoi një status të gjatë për të shpjeguar se në kohën e shkurtër që sejcili prej nesh kalon mbi këtë tokë, ai ka të tjera prioritete.

Me një vëzhgim të shkrurtër Lapsi.al ka treguar se ky pretendim i Ramës nuk është i vërtetë.

Por në fund të fundit kjo ka fare pak rëndësi. Megjithëse imazhi që krijon për veten, shembulli që jep dhe simbolika që imponon një kryeministër janë të rëndësishme, ato bëhen krejtësisht të papërfilshme përpara akteve që ai kryen.

Prandaj, fakti që ai ndryshoi Ronaldon brazilian (atëhere kur ishte tifoz me Interin) me Ronaldon portugez (tani që është bërë me Juven), fakti që ai mori avion privat për në Allianz stadium, fakti që u mburr përballë gjithë shqiptarëve me disa kënaqësi që vetëm fare pak mund ti’a lejojnë vetes, nuk është faqja më e errët e imazhit të tij.

Edi Ramën nuk e ndan nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, mania për të praktikuar veset e të pasurve, që ai sot po kundërshton. Atë e difrerencon me ta vendimi për t’a lënë vendin në duar të pak oligarkëve. Janë paratë që ai u jep pa garë dhe tender atyre që djegin plehrat, atyre që bëjnë kontrollin mjekësor “falas”, atyre që marrin leje graaçielash në tokë publike që e bëjnë atë kryeministrin e të pasurve.

Po po ai është i tillë. Këtë e ka konfirmuar raporti i Departameni të Shtetit që përmendte oligarkët që fitojnë politikisht, këtë e vërtetoi gjykata europiane e auditit që nënvizoi se një në tre tendera i dhurohet një klienti të pushtetit.

Pavarësisht nga sa thotë, Rama mbron vetëm interesat e pak vetëve. Ai është në shërbim të tyre. Dhe kjo, jo sepse ai ndan veset me të pasurit, por sepse ndan patë me ta.

https://lapsi.al/2018/08/28/kryeministri-i-te-pasurve-nuk-mund-te-udhetoje-vecse-me-carter/

Etiketa: Andi Bushaticarteredi ramaKristiano Ronaldo

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë, 28-vjeçari plagoset me armë në banesën e tij

Tiranë, 28-vjeçari plagoset me armë në banesën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025
Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

14:16 | 25/12/2025
Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –
  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com