Kryeministri i kazanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i kazanit

18:50 | 19/10/2017
në Uncategorized
0

Rama na tallte, na poshtëronte dhe na quante kazan, po tani çfarë do thotë?

Nga Berat Buzhala

Rama na kishte sharë, na kishte tallur, na kishte ofenduar, sa herë që kishim guxuar t’i thoshim se e ka shndërruar Shqipërinë në një strehë dhe parajsë të drogës, në një Kolumbi të Evropës. Që e kishte shndërruar Shqipërinë edhe në arë, por edhe në autostradë të drogës. Na quante, në shumës, “o portala”. Sepse sipas tij, nëse një portal qenka joprofesional, tendencioz, të tillë janë të gjithë të tjerët. Rama, duke mos mundur t’i mbyllte të gjitha vrimat që i hapeshin në internet, e zgjodhi një metodë më të thjeshtë dhe më efikase për t’u mbrojtur: njollosjen e të gjitha portaleve në bllok. Tek tuk digjej edhe ndonjë dru i njomë bashkë më të thatin, por kjo nuk e pengonte Ramën. Ai e kishte shumë me rëndësi të digjte çdo gjë që i dilte para vetës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për të mos u dukur keq, për arsye personale, më shumë kriminale, Rama nuk hezitonte t’i digjte edhe miqtë e tij, që kishin hapur ndonjë portal për të balancuar raportimet online. E kishte shumë më rëndësi të dukej i paanshëm: Ja, ky i shan të gjithë. Kuptohet, rezervohej në kritika vetëm kur ishte fjala për mediat e vërteta të kazanit. Ato me të cilat ky bën marrëveshje multimilionëshe. Për Ramën, dhe për avokatët e tij, më të dëmshme ishin ca media online me dy-tre gazetarë, të paguar për ibret, sesa koorporatat e mëdha me qindra punëtorë që po bënin propagandë në emër të tij. Sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë rrezikohet më shumë nga një lajm i saktë për kanabisin, fatkeqësisht me gabime drejtshkrimore, sesa bie fjala nga një lajm i pasaktë, por i plasuar plot shkëlqim në mediat super të pasura.

“E shikoni se sa gabime drejtshkrimore i kanë”, thoshin të lemerisur avokatët e Ramës nëpër debate televizive. “Këta punojnë vetëm për klikime”, ia priste tjetri me po kaq dramë. “Kjo nuk është gazetari”, thoshte i treti, duke treguar ca tituj të tjerë në Facebook. Gjatë gjithë kësaj kohe, kushërinjtë e Saimirit, të shkallës së 10’të, po e shtrinin hegjemoninë e monopolit të drogës në të dy brigjet e Adriatikut, sipas të gjitha gjasave, duke paguar 30 mijë euro për një turrë.

Kuptohet, Sajo dhe Rama nuk dinin asgjë për çfarë po ndodhte rreth Adriatikut, sepse ishin me armë në krah, në vijat e para të frontit, duke luftuar portalet që po shpifnin për drogën. Të cilat në mënyrë joprofesionale po raportonin se si Rama dhe Saimiri po e kontrollonin këtë industri, në Shqipëri dhe me gjerë. Tash e pamë të gjithë, se këtë nuk e paskan bërë Rama dhe Tahiri, por e paskan bërë disa kushërinj shumë të largët. Prandaj Rama, me të drejtë, thoshte se mediat e kazanit po gënjenin. Do të duhej të kishim qenë më të kujdesshëm. Është shumë më rëndësi të bëhen të ditura shkallët e largësisë ose të afërsisë së kushërinjve.

Pas kësaj çfarë ndodhi, çfarë u publikua, ne morëm mësim. Rama vetëm duhet edhe të na tregojë se deri në çfarë shkalle, ose shoke, ne mbajmë përgjegjësi për të afërmit tanë? Unë do të thosha deri në të dytën, jo më larg. Gjithashtu, duhet të shërbejë si standard gazetarie që bisedat e përgjuara të trafikantëve të merren me rezerva. Qafirët kur flasin në telefon përmendin emra politikanësh, sa për t’u mburrur para njëri tjetrit.

Sido që të jetë, siç e tha edhe një mik i imi në FB: “Unë s’e kuptoj pse këta italianët i fusin hundët në punët tona… Ne nuk kemi vërejtje”.

Me një fjalë, italianët le ta luftojnë drogën dhe kontrabandën, por nuk kanë asnjë arsye që ta njollosin elitën politike shqiptare në këtë mesele.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Berat Buzhaladrogëedi ramakazanPortale

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tahiri kërcënon Ramën?

Tahiri kërcënon Ramën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com