Ka përfunduar pak minuta më parë takimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.
Mësohet se menjëherë pas takimit me Kryemadhin, Kostelancik do të takojë kryeministrin Edi Rama.
Gjatë ditës së sotme Kostelancik zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.