Krimi qeveritar/ Kush dhe pse i “fshehu” 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi qeveritar/ Kush dhe pse i “fshehu” 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë?!

15:29 | 22/01/2021
në Kryesore
0

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Përpara pak javësh kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaronte se ministria e Shëndetësisë po fshihte numrin e vërtetë të të vdekurve nga COVID-19.

Prokuroria dhe SPAK refuzuan që të hapnin një hetim për këtë skandal, ndërkohë që propaganda e Rilindjes ngriti një furtunë të vërtetë përgënjeshtrimi.

Por, duket se ky është nja nga ato rastet, që vërteton shprehjen: E vërteta vonon, por nuk harron!

Së fundmi kryeredaktorja e revistës prestigjioze ekonomike, “Monitor“, Ornela Liperi, nëpërmjet një investigimi zbulon fakte tronditëse me lojën e shifrave zyrtare për numrin total të vdekjeve në Shqipëri gjatë vitit 2020, i cili është etiketuar edhe si viti i pandemisë.

Kështu zbulohet se në vitin 2020, i cili përkon me shpërthimin e virusit COVID-19, në Shqipëri kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT u themelua dhe nisi të raportojë të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i forte me 6 mijë jetë të humbura më shumë.

Është fakt se kjo tendencë rritje për vitin 2020 evidentohet në gjithë botën, por problem është se kjo nuk rezulton zyrtarisht në Shqipëri, ku shtesa e vdekjeve faktikisht është mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid.

Ndaj autorja e shkrimit ngre pyetjen: Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.

Këtyre duhet t’u shtojmë edhe manipulimet që janë bërë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë me shifrat. Opozita nxori kartela të morgut ku shkak i vdekjes ishte Covid-19, por shumë nga këto raste nuk pasqyrohen në deklaratën zyrtare të përditshme që jepet live në TV rreth orës 16.00.

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmoi me herët gjatë nëntorit dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik.

“Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është COVID. Tipike si në gjithë vendet e tjera”,- ka pohuar ai për “Monitor”.

Por, pyetja pas këtij investigimi është: Kush dhe përse i “fshehu” 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë në vitin 2020?!

Etiketa: Alban YlliCOVID-19Drejtoria e Gjendjes CivileekspertiinstatInstituti i Shëndetit PublikKrimi qeveritar/ Kush dhe pse i "fshehu" 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë?!monitorOrnela LiperiPandemia

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Albin Kurti letër Presidentit Trump dhe Pompeos për heqjen e taksës

Zyra për Certifikim në KQZ rekomandon që Albin Kurtit t’i lejohet kandidimi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com