Krerët e Bashkive: Zaptimi i KZAZ-ve anti-ligjor! Kërkojmë menjëherë lirimin e ambienteve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krerët e Bashkive: Zaptimi i KZAZ-ve anti-ligjor! Kërkojmë menjëherë lirimin e ambienteve

19:30 | 19/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas situatave të tensionura të ditëve të fundit në disa KZAZ të vendit, kryetarët e bashkive të djathta në vend, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë thuhet se KZAZ-të janë pushtuar me urdhër politik dhe në kundërshtim me ligjin.

“Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë.”- thuhet më tej në deklaratë.

Read more

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Deklaratë e përbashkët e kryetarëve të bashkive për zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës

Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve lokale, i publikuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje të plotë me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kemi kërkuar lirimin e ambjenteve në pronësinë e bashkive tona, të cilat ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve për procesin zgjedhor.

Pas anullimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, i vetmi organ kushtetues për caktimin e saj, këto ambjente duhet të administrohen vetëm nga pronari – njësia e qeverisjes vendore.

Pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës.

Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë.

Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor, që garanton autonominë vendore dhe administrimin nga bashkitë të pronave të tyre. Kushdo që thotë dhe vepron në të kundërt, nxit dhunë, shkel Kushtetutën e ligjin në Shqipëri.

Shteti ligjor ka në themel të tij zbatimin e akteve të organeve kushtetuese dhe jo injorimin e tyre për shkaqe politike nga institucione të krijuara me ligj.

Në përputhje të plotë me ligjin dhe me qëllim shmangien e tensioneve të panevojshme, njësitë e qeverisjes vendore kanë njoftuar disa ditë më parë KZAZ-të për lirimin e ambjenteve, si dhe kanë njoftuar Policinë e Shtetit për mbështetje.

Policia Bashkiake, në përputhje me ligjin, ka përgjegjësi të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

Në ushtrim të kësaj përgjegjësie të shprehur në ligj, punonjësit e Policisë Bashkiake, pas skadimit të afatit për lirimin vullnetar të ambjenteve, kanë kërkuar, gjatë ditës së sotme, marrjen nën administrim të pronave në pronësi të Bashkive.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Etiketa: deklarateKreret e bashkiveKZAZlirim ambienteshperplasje

Të Lidhura

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

nga 27
20:58 | 15/05/2026
0

Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë...

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

nga 27
20:38 | 15/05/2026
0

Të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën...

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

nga 27
20:14 | 15/05/2026
0

Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19. Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar teksa triumfuan edhe në...

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

nga 27
19:28 | 15/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k1O1CeLuNnA Tërmet Peçi shkakton “tërmet” në Bashkinë Vlorë. Një nga kompanitë e ish-drejtorëve të tij po merr tenderin 2.6 miliardë...

Para
Gazetari gjerman i BILD: Nesër dhjetë audio përgjime të reja, mund të jetë dhe Rama

Gazetari gjerman i BILD: Nesër dhjetë audio përgjime të reja, mund të jetë dhe Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

20:38 | 15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

20:14 | 15/05/2026
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

19:28 | 15/05/2026
Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

18:36 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –
  • Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –
  • Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com