Kosto e koncesionit Milot-Fier, 54% e lartë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko-Joniane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosto e koncesionit Milot-Fier, 54% e lartë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko-Joniane

16:05 | 02/07/2020
në Kryesore
0

Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar -Fier (Lekaj) pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane, me një vlerë totale të investimit prej rreth 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese.

Investimi sipas deklarimeve paraprake do të bëhet nga koncesionari, por fatura do të paguhet në vite nga ata që kalojnë në këtë rrugë (0.075 euro/km), ndërsa shteti do të garantojë trafikun dhe jep garanci për 10% të vlerës së investimit).

Kjo kosto totale e rrugës Milot-Fier është sa 44 për qind e vlerës totale të ndërtimit të autostradës Adriatiko -Joniane, i cili sipas studimit paraprak të fisibilitetit kushton 2,7 miliardë euro (pa tvsh) dhe është i gjatë 296 km.

Read more

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Siç shihet nga prezantimi i ri i qeverisë, projekti i koncesionit është pak i ndryshëm nga studimi paraprak i fisibilitetit.

Në projektin e koncesionarit aksi nis në Milot kalon në Kashar dhe përfundon në Lekaj, duke u zgjatur me 10 kilometra, nga studimi i fisibilitetit, i cili nis në Thumanë, kalon në Kashar dhe në Lekaj (Fier) me gjatësi totale 54 kilometër.

Koncensioni, 54% më i shtrenjtë se kosto në studimin e fisibilitetit

Sipas tabelës përmbledhëse të Kostove të Korridorit Adriatiko Ionian, publikuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në kuadër të monitorimit të aghendës së ndërlidhjes, dhe që bazohet në studimin e fisibilitetit kryer për llogari të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), aksi Thumanë-Lekaj (pothuajse e njëjta gjurmë e projektit që prezantoi dje qeveria) është rreth 54 kilometër i gjatë dhe kushton rreth 780 milionë euro pa TVSH.

Sipas fisibilitetit, aksi Thumanë-Lekaj ndahet në dy segmente për qëllime të ndërtimit, i pari Thumanë -Kashar me një kosto 195 milionë euro me gjatësi 21 kilometër. Ndërsa segmenti i dyti Kashar-Lekaj me gjatësi 33,6 kilometër ka një kosto prej 584 milionë eurosh, referuar studimit (shiko tabelat e kostove të korridorit Adriatiko Jonian në fund).

Por më koncesionin që ka prezantuar qeveria kosto e tij do të jetë rreth 54% më e lartë, (780 milion euro në studimin e fisibilitetit, kundrejt 1.2 miliard euro në projektin e koncesionarit, ose gati 420 milion euro më e shtrenjtë). Ky aks do të kalojë në një trase krejtësisht të re, e cila parashikon edhe disa tunele në kodrat e Kasharit për të kaluar sërish në Ultësirë.

Para pesë vitesh, Bashkimi Europian mori një vendim me rëndësi strategjike për Ballkanin. Deri në vitin 2030, Rajoni ku ne jetojmë do të lidhet me 9 korridoret rrugore më të rëndësishme europiane nëpërmjet autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo autostradë, që nis në Trieste, kalon në Kroaci, Malin e Zi, Greqi dhe më tej lidhet me portet e Stambollit, do t’i bashkëngjitet rrjetit europian në Itali, në të ashtuquajturin Korridori i Mesdheut, që nis në Spanjë e përfundon në Hungari.

Korridori Adriatiko Jonian në Shqipëri është i ndarë në 13 seksione, sipas studimit të konceptuar (conceptual design) të financuar nga WBIF. Në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe kalon në mënyrës ekuenciale në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, mbivendoset me bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, mbivendoset me bypass-in e Gjirokastrës, duke përfunduar në Kakavijë.

Duke qenë pjesë e projekteve të ndërlidhjes rajonale, qeveria ka mundësi që për këtë projekt të tërheqë grante (rreth 20-30%) dhe hua të buta, por në prezantimin e djeshëm kryeministri Rama tha se procedurat nga instrumentet e Bashkimit Europian vazhdojnë për vitet me radhë ndaj nuk mund të presim.

BE, si planifikuesi i këtij projekti, është ofruar për financimin e tij, por në pjesën shqiptare, ashtu si të gjithë projektet e tjera, autostrada Adriatiko – Joniane ka një histori të komplikuar, si në drejtim të vonesave edhe kostove. Në prill të viti 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transportit mori propozimet e dërguara nga konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit. Studimi paraprak propozon gjurmën në territorin shqiptar nga Muriqani, Balldreni, Thumana, Bypass-i i Fierit, Memaliaj, Gjirokastër për të përfunduar në Kakavijë.

Sipas studimit të ICD-së, financimi përmes donatorëve në kuadrin e WBIF është më i pranueshëm nga ana e leverdisë, pasi projektet janë të kushtëzuar sipas standardeve te BE-se dhe të harmonizuara që në konceptim me rregullat dhe normat teknike te BE. Se dyti, rreth deri në 50% e financimit (ne rastin e hekurudhave) mund të përfitohet si grant (pjesa tjetër sigurohet me kredi të buta nga donatorët). Nga ana tjetër, problemi është që miratimi i mbështetjes financiare nga BE për këto projekte zgjat relativisht shumë. Po ashtu, kredi marrja pranë institucioneve financiare ndërkombëtare rrit edhe pse në masë më të vogël, borxhin publik në nivele të paqëndrueshme.

Paralelisht me përgatitjen e studimit të para-fisibilitetit të Korridorit Adriatiko Jonian, qeveria shqiptare ka dhënë për ndërtim disa segmente të këtij korridori përmes metodologjisë PPP. Një pjesë e këtij segmenti, Milot-Balldre, me gjatësi 17 km i është dhënë me koncesion, pas një oferte të pa kërkuar kompanisë ANK, me një vlerë prej 256 milion euro pa TVSH, një projekt që ngjalli shumë diskutime, për koston e tij të lartë (15 milion euro për km pa TVSH). Kosto e këtij projekti është mbi 40% më e lartë se ajo që parashikohet në studimin e fisibilitetit (177 milion euro pa TVSH-shih tabelën).

Në nëntor të vitit 2018, pak pas fitimit të tenderit nga Kompania ANK, korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework), anuloi projektin për studimin e fizibilitetit të bypass-it të Lezhës. Sipas minutave të zbardhura të takimit, përfaqësuesja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH (Zsuzsanna Hargitai) konfirmoi se një PPP (propozim i pakërkuar) ishte pranuar nga qeveria shqiptare dhe si rrjedhojë granti do të anulohej dhe fondet duhet të riktheheshin (rreth € 351,750).

Segmenti i dytë, që u tentua të jepej me PPP ishte ai i Thumanë -Kashar. Kontrata e tipit PPP, e cila ishte propozuar nga kompania vendase Gener 2 në korrik 2018, pas një propozimi të pa kërkuar me vlerë 226 milion euro pa TVSH dhe 271 milionë euro me TVSH, u anulua në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare në fillim të vitit 2019. Ky veprim unilateral u argumentua me nevojën për të kanalizuar fondet drejt reformës në arsim, pas protestave të vazhdueshme të studentëve në vjeshtën e vitit 2018./monitor/

Etiketa: koncesionariKosto e koncesionit Milot-FierKryeministri Edi RamaMilot-FierMilot-Kashar -Fierqeveria e ShqiperiseTVSH

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Para
Vjosa Osmani: Do ta heqim taksën ndaj Serbisë vetëm me një kusht

Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com