Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka konfirmuar se Kosova ka dy rastet e para me koronavirus dhe u shpreh se dy të prekurit janë një shtetase italiane 20 vjeç dhe një kosovar 77 vjeç.
Kurti ka bërë apel qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, si dhe të qëndrojnë mbi 1 m larg nga njëri-tjetri dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit:
Parandalimi është gjithçka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet.
Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...









