Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka konfirmuar se Kosova ka dy rastet e para me koronavirus dhe u shpreh se dy të prekurit janë një shtetase italiane 20 vjeç dhe një kosovar 77 vjeç.
Kurti ka bërë apel qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, si dhe të qëndrojnë mbi 1 m larg nga njëri-tjetri dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit:
Parandalimi është gjithçka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet.
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...







