Koronavirusi/ Maska nga Pekini, para nga Brukseli, të gjithë me Italinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Maska nga Pekini, para nga Brukseli, të gjithë me Italinë

16:42 | 26/03/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

E ndihmojnë të gjithë Italinë, përveç Europës? Jo: Kina, Rusia, Kuba dhe Vjetnami dërgojnë maska mbrojtëse, BE-ja përgatit paketën më të madhe të ndihmës në histori. Gjermania trajton pacientë me Corona nga Italia.

Pllakata në Milano tregon Kinën duke i shtrirë dorën Italisë: “Armiku është virusi, jo njerëzit”. Para pak javësh kinezët i shanin dhe nënçmonin. Ata konsideroheshin si shkaku i virusit Corona, që shkaktoi një katastrofë kombëtare në Itali. Ndërkohë Kina konsiderohet si shpëtimtare në rrezik. “Ekspertët kinezë kanë mbledhur shumë përvojë, që tani i nevojitet urgjentisht Italisë”, i deklaroi DW-së, Marcello de Angelis, zëdhënësi i Kryqit të Kuq italian. Në luftën kundër pandemisë Kina deri tani ka arritur suksese të konsiderueshme. Ndaj ne duam të bashkëpunojmë në nivel ndërkombëtar me ekspertët kinezë.”

Mirënjohje Kinës, kritikë Europës

Pasi u ngadalësua përhapja e virusit në Kinë, ky vend mbështet tani 82 vende me teste, aparatura respirimi dhe veshje mbrojtëse. Javën e kaluar Kina dërgoi 300 mjekë dhe tonelata material mjekësor në Itali.

Po Europa? Krahasuar me Kinën ndihma nga fqinjët europianë për Italinë duket ende modeste. “Në fillim të pandemisë ne ishim të zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i BE-së”, thotë për DW, Elisabetta Gualmini, anëtare e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian.

Por ndërkohë situata ka ndryshuar urgjentisht. “Shfuqizimi i Paktit të Stabilitetit duket si një revolucion, kjo do ta ndryshojë historinë e procesit të integrimit europian”, parashikon Gualmini. Ajo nënvizon, se „nëse duhet përballuar kriza më dramatike ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore atëherë është më mirë të kesh Europën mbështetje, se sa të jesh vetëm.”

Ndihmë për imazh

Qysh tani është e qartë: Përmasat politike të ndihmës për zonat e katastrofës së Coronas i tejkalojnë ato të furnizimit të emergjencës për mjekësinë. Ndihma ka kaluar në nivelin e një instrumenti strategjik të politikës së jashtme. Një lloj gare në dobi të opinionit italian dhe ndërkombëtar duket se ka nisur.

52879273_401.jpg

Përshëndetje të përzemërta nga Moska: From Russia with love

Mjaft pozitiv e ka inskenuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbështetjen ruse. Në fundjavë “Svesda”, televizioni i Ministrisë Mbrojtje të Rusisë tregoi, se si ngarkoheshin kamionët nga baza ushtarake në avionët transportues drejt Italisë. Me këta kamionë mund të dezinfektohen sheshet publike. Automjetet janë pajisur me flamuj rusë dhe italianë. Mesazhi: “From Russia with love”.

Edhe Kuba ka dërguar mjekë në Itali. Në fundjavë mbërritën në Lombardi 52 mjekë kubanezë. Kuba ka ndihmuar edhe Kinën me ekspertizë e madje ka fituar reputacion në mbarë botën me angazhimin ndaj krizës së Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitin 2014.

Edhe Vietnami mbështet Italinë me teste për Coronan

Europa e Gjermania fillimisht e humbën këtë garë. Por tashmë ndihmat kanë nisur intensivisht. Të mërkurën (25.03) në Romë dhe në Milano mbërritën dy avionë transporti të armatës italine me shtatë tonë mjete mjekësore nga Gjermania, ndër to edhe aparatura respirimi që nevojiten urgjentisht.

“From Germany with love”?

Për këtë nuk u raportua në media. As në rrjetet sociale nuk u postuan imazhe me komentin “From Germany with love”. Vetëm ministri italian i Mbrojtjes Lorenzo Guerini falenderoi “miqtë dhe aleatët gjermanë për mbështetjen në këto momente të vështira”.

52902890_401.jpg

Në opinionin italian dominon imazhi, që Gjermania e ka lënë në baltë. Më 12 mars në kohën e gjendjes kombëtare të emergjencës u shfuqizua ndalimi i eksporteve, që ishte vendosur në rutinë, për materialet mjekësore. Kjo bëri që maskat mbrojtëse të porositura nga Italia të konfiskoheshin.

“Në fakt ky është një shembull negativ, që tregon se në krizë secili vend mendon fillimisht për vete”, thotë Sven Biscop në bisedë për DW. Drejtori i Thinktank belg “The Royal Institute for International Relations Egmont” është i sigurt, se kjo do të ndryshojë. “Të gjitha vendet do të jenë të varura prej ndihmës nga BE, për të përballuar krizën ekonomike”, thotë Biscop.

Ndërkohë Gjermania po punon për rikuperimin e imazhit negativ të krijuar. Pasi landi i Saksonisë deklaroi se do të trajtojë pacientë të prekur nga virusi Corona nga Italia, edhe Bavaria dhe Renania Veriore – Vestfalia (NRW) ofruan një shërbim të tillë. Në NRW do të sillen dhjetë pacientë me avionë të ushtrisë italiane. “Kjo është një mbështetje e vogël”, tha kryeministri i landit Armin Laschet për mediat. „Por ne duam të sinjalizojmë, që ju nuk jeni vetëm”, shtoi ai. /D.W

Etiketa: BECOVID-19ItaliaKoronavirusikritikë EuropësKubaMaska nga PekiniMirënjohje KinësRusiaVjetnami

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Çelja e negociatave/ Soreca: Shqipëria do të jetë pjesë e tregut të BE përpara se të anëtarësohet

Çelja e negociatave/ Soreca: Shqipëria do të jetë pjesë e tregut të BE përpara se të anëtarësohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com