Koronavirusi/ Deutsche Welle: Gjermania midis kujdesit dhe panikut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Deutsche Welle: Gjermania midis kujdesit dhe panikut

10:14 | 29/02/2020
në Bota, Kryesore
0

Virusi Korona është tema numër një në bisedat në Gjermani. Ekspertët paralajmërojnë të mos kalohet në panik, shkruan Deutsche Welle.

Çfarë do të thotë epidemia e virusit Korona për Gjermaninë? A do të ndalet së shpejti jeta publike, a do të anulohen aktivitetet e mëdha, siç po bëhet në Zvicër? Virusi i ri është në titujt e të gjitha gazetave gjermane. “Mos kalo në panik” këshillon të paktën gazeta e përditshme “Taz”. Por epidemia përcakton në masë të madhe bisedat mes njerëzve: në autobus dhe në tren, në rrugë, në restorante dhe në vendin e punës.

Qëndrim i arsyeshëm te ekspertët
Relativisht me qetësi reagojnë ata që duhet ta dinë më mirë: Instituti-Robert-Koch, autoriteti më i lartë në Gjermani për sëmundjet infektive, mban konferenca shtypi të përditshme. Lars Schaade, mjek specialist në mikrobiologji dhe nënkryetar i institutit, rendit: 52 infektime njihen deri tani në Gjermani, ka tre zona lokale të përqendrimit. Një në Renaninë Veriore-Vestfatli me një pacient të sëmurë rëndë, një në Baden-Württemberg, një rast të ri në Mynih.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026 –

parashikimi i motit për sot, 27 Prill 2026 –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Sa për krahasim: në të gjithë botën janë infektuar me virus deri tani mbi 80.000 vetë, në 52 vende. Dhe, sipas ekspertëve, numri i rasteve të paraportuara është i lartë. Kjo është arsyeja pse Schaade arrin në përfundimin se “për momentin virusi nuk duket të ketë një përhapje të gjerë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse rreziku për shëndetin e popullatës është i vogël deri në mesatar”.

Më e rëndësishmja tani: Larja e duarve
Schaade edhe njëherë dha këshilla shumë specifike se si duhet të sillet popullata tani: “Përdorni shami që mund t’i flakni, kur kolliteni ose teshtini, hidhini ato. Lani duart, dhe kur kjo nuk është e mundur është mirë të ktheheni pas kur teshtini ose kolliteni dhe teshtini në bërryl. “Për më tepër, prekeni sa më pak të jetë e mundur fytyrën, gjë që një person normal e bën deri në dyqind herë në ditë.

Çfarë ndodh, e pyesin Schaade, në rast të një infektimi? Rreth 85 përqind e rasteve kalojnë si grip i butë, por: “Ka disa raste që përkeqësohen, që përkeqësohen pas rreth nëntë ditëve: këto janë rastet që kanë rrjedhën më të rëndë të sëmundjes. Dhe kur ke një rrjedhë kaq të rëndë të sëmundjes , atëherë mund të duhen tre, katër, ose në raste ekstreme madje edhe gjashtë javë për ta marrë veten, siç përshkruhet në Kinë ”.

Qeveria federale ka reaguar dhe ka ngritur një ekip krizash të cilit i përkasin shumica e dikastereve. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) e kanë diskutuar gjendjen e punëve me kancelaren Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert tha të premten: “Kancelarja, për këtë të jeni të sigurtë, do të informohet çdo ditë për përparimin e ngjarjeve, si në aspektin e përhapjes, ashtu edhe për gjendjen e përgatitjeve.”

A duhet të anulohet panairi i turizmit?
Ndërkohë, është shtyrë edhe panairi kryesor botëror i turizmit ITB me mijëra vizitorë nga e gjithë bota, i cili do të fillonte në Berlin të mërkurën e ardhshme. Një temë tjetër do të jetë ndoshta nëse Gjermania ka mjaft kostume speciale dhe maska ​​mbrojtëse, veçanërisht për personelin ndihmës, po të përkeqësohet epidemia. Nuk duket se ato mjaftojnë. Ministri Spahn, pra, po shqyrton, siç tha dje në “Televizionin e Dytë Gjerman” (ZDF), një ndalim eksporti, nëse është e nevojshme./DW/

Etiketa: Angela merkelbisedat në GjermaniekspertëtpanikuVirusi KoronaZvicër

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026 –

nga 27
07:34 | 27/04/2026
0

Dashi Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju....

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

parashikimi i motit për sot, 27 Prill 2026 –

nga 27
07:31 | 27/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet...

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

nga 27
23:26 | 26/04/2026
0

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

nga 27
22:32 | 26/04/2026
0

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1...

Para
Policia e Durrësit jep të dhëna për aksidentin ku u plagosën 2 efektivët

Policia e Durrësit jep të dhëna për aksidentin ku u plagosën 2 efektivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026 –

07:34 | 27/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

parashikimi i motit për sot, 27 Prill 2026 –

07:31 | 27/04/2026
Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

23:26 | 26/04/2026
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

22:32 | 26/04/2026
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026 –
  • parashikimi i motit për sot, 27 Prill 2026 –
  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026 –
  • parashikimi i motit për sot, 27 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com