• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korça, i vetmi qytet me urbanizim në Shqipëri, të tjerët janë “çmendina”

09:22 | 22/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

O Zot, çfarë pastërtie dhe këta guxojnë të na kërkojnë taksë pastrimi, neve që jetojmë në një kazan plehrash!

Lexo edhe

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Afera është 300 mln euro –

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

Të vjen ta lëpish rrugën me gjuhë!

Në Tiranë parelinjtë dhe pushtetarët sa kanë mundësi ikin nga qyteti që kanë krijuar.

Por, nuk kanë ku shkojnë.

Marrin arratinë nëpër fshatra, fshatra turistikë, por ama fshatra.

Kurse në Korçë fendikoi i ri jeton në qytet, si efendikoi i vjetër!

Nuk ikën andej nga Boboshtica a Alarupi veçse për verim a qef!

Jeto në qytetin e tij se e ka për vete dhe e ndan si vlerë me të tjerët.

Tirana prandaj është qytet pervers sepse vilat i ka në fshat kurse në qendër ka tmerrin!

Qytetërim i kthyer mbrapsht, qyteti më pak i zhvilluar urbanisitikisht sesa periferia e vet!

Për banesat e kam fjalën!

Lule mbi mure!

Aman ku e keni a të rrenën me kopshtet e varura si në Babiloni!

Gjallon e pëlcet lulja mbi mure në Korçë, me porta transparente, e vila që do t’i kishin zili edhe në Doha!

Aman o vajgurista ku i keni ato pallatet me korridore depresive!

O qytetërim i furnellës me vajguri!

Lulja mbi mure për respekt të kalimtarit!

Hajde këput një trandafil te bahçja ime!!

Porta e tejshkueshme nga vështrimi respekt për veten: Jahde më shih, nuk fsheh asgjë nga bukuria ime!

Kalldrëm i fisëm që nuk pyet as nga koha as nga ata që të shkelin me këmbë!

Ecin lehtë banorët për të mos vrarë veprën e artit që kanë poshtë shojeve të sandallkave.

O kalldrëm tallu sa të të hajë krahu me xhadetë që mbushur me gropa ngjajnë si akuza korrupsioni, me asfalt të rrjepur gënjeshtar, mbulesa e turpit, me pllaka trotuaresh që pllaq pllus ta lëshojnë ujin nëpër çorape!

Aman mo aman, çfarë të shoh përpara dhe të përjetoj estetikën urbane!

Perdet me dantella të bëra me dorë në dritare! T’i shohin kalimtarët dhe të gëzojnë!

Tubat, qyngje, që zbresin shiun nga çatia në kanalizime pa lënë pikë uji në mure a në rrugë!

Gjelbërimin deri mbi çati

Mirëmbajtjen e fasadës!

Apo renë në qiellin e Zotit në një qiell blu!

Gjithë ditën të qendrosh përballë kësaj porte derisa komshinjtë të të përzënë duke thënë : Paska lojtuuuuur!

O ju hangsha dekoracionet e portës!

O Zot këta nuk janë në gjendje të mbrojnë qytetin nga përmbytjet prej shiut më të parë të beharit!

Shihni si e ka bërë i vjetri Korçën, pjerrtësi, kanalizime, pikë uji në qytet jashtë kontrollit të njeriut!

Mirë të tjerat, po pllakat e hekurit të gropave të kanalizimeve si nuk i vjedh njeri!

O stol prej guri në pragun e derës!

O monument kulture!

Je sa një milion pazare të reja të bëra si skena karagjozësh, sa dhjetë miliona kënde lodrash për kalamaj qaramanë prej violencës urbane, sa miliarda autobuza elektrikë, sa miliarda ura ku pshurret nën dhe sipër tyre!

O stol i gurtë fol!

E reja nuk lind nga rrafshimi i së vjetrës sepse kjo është estetike talibane.

E reja duhet të lindi por duke treguar maksimumin e respektit për të vjetrën si një vazhdimësi ku ndërprerja është e butë, evolutive, brenda logjikës shekullore, dhe duke ditur që brenda kësaj tradite të futësh elementet e modernitetit.

Kjo është mjeshtri, brenda kulturës tradiccionale të rinovosh fuqishëm.

Vilat e reja në Korçë!!!

Mbamëni se po bie!

Se mos kërkojnë të bëhen përsëri Republikë Franceze sepse ne atëhere ngelëm si popull baritorësh apo alabakësh urbanë!

Nuk është as pyll orbital, as pyll tropikal, as pyll virtual.

As ëndërr në zall!

Pemë, lule, gjelbërim brenda oborreve të shtëpisë

Bravo u qoftë elitave korçare, bënë si bënë dhe i mbajtën univarsilistët e Tiranës jashtë mureve të qytetit.

Bënë sikur i kënaqën me një kullë absurde, por doli se e paguan si haraç për të ruajtur qytetin.

Të fusin eskavatorin dhe buldozerin këta të Tiranës në emër të së resë.

O vdeksha unë për të renë që janë ca kunja me koshere bletësh për njerëzit të viteve 60 ndërtuar në Perëndimm për të varfërit.

Korçarët ruajtën stilin e shtëpive të tyre.

Dolën të mençur vërtet t’a mbrojnë qytetin e tyre nga ne barbarët!

Kapelen!

Intimiteti i banesës korçare, delikat, privat, plot personalitet. Aq sa të jep dëshirën të gjurmosh çdo derëz a portë pakëz të hapur si për ta parë bukuroshen si është brenda saj.

Te ne varin kanotjerat, mbathjet dhe shallvaret në ballkone, sa të kallin datën pantallonat e komshiut varur mbi tarracë!

Etiketa: Artan FugabanesakalldremKorçelulepemëTiraneurbanizim

Të Lidhura

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

nga 27
23:22 | 26/01/2023
0

Nga Jennifer Rubin, Washington Post Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit...

Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

nga 27
23:07 | 26/01/2023
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve...

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

nga 27
22:50 | 26/01/2023
0

Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi...

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

nga 27
22:41 | 26/01/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, përmes një deklarate për mediat, për dosjen “MCGonigal”. Rama shprehet se akuzat që bëhen...

Para
“Njëqind refugjatë hebrenj, të pranuar nga Mbreti Zog në qytetin e Durrësit, po presin momentin e largimit për në SHBA”, prill 1939

"Njëqind refugjatë hebrenj, të pranuar nga Mbreti Zog në qytetin e Durrësit, po presin momentin e largimit për në SHBA", prill 1939

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com