Në datën 13-14 shkurt, përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri.
Bëhet me dije se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.
Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta.
Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin e Marsida Xhaferllarit prej presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ekspertët do të duhet të japin mendim nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos e thirrur Arta Vorpsin për betim dhe cili është mekanizmi që mund të përdoret kur Kreu i Shtetit nuk zhvillon ceremoninë e betimit.
Ani Dyrmishi u jep 550 MLN lekë 4 oligarkëve për shiringa dhe pambuk, tenderi skuqet me “Flamur të kuq”
Gjithmonë në spitale ka mungesë ilaçesh dhe materialesh mjekësore, të cilat i blejnë vetë pacientët në shumicën e rasteve. Kjo...