• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koçan kallamoqi në spitalin partizan

00:58 | 07/03/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

 

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

27.al ka raportuar se në repartin e kardiologjisë mungon anestezia. Pa të është e pamundur që të bëhet një operacion dhe kur flitet për ndërhyrje në zemër kuptohet që nuk është çështja se po heq dhëmballën si trim. Raportimi që bëri me dije këtë mungesë themelore shkonte deri në cinizëm, teksa thoshte që Ministria le ta përgënjeshtrojë nëse nuk po thuhet e vërteta. Nga zyrat e Ilir Beqes nuk bëri zë kush dhe kishin gjithë ditën e punës të plotë për ta bërë këtë. Tash të afërmit e pacientëve duhet ta blejnë anestezinë tek privati ose më mirë tek babi i Saimir Tahirit. Ky i fundit duhet të jetë dorëjashtë, thjesht është furnitor më i mirë se të tjerët për punën e farmacisë.

Për ta bërë këtë gjendje me sa më tepër ngjyra raportohet sërish se pak ditë më parë doli në pah një filmim ku i sëmuri merrej osh, kapur nga këmbët e duart për ta zhvendosur nga një autoambulancë deri në pavion. Duket nuk kanë më as vig. Sërish nuk bëzan kush.

Nga ana tjetër kryeministri thotë se në spital nuk mungojnë barnat, mund të ketë mungesa të ndonjë gjëje të veçantë, por në përgjithësi punët shkojnë mbroth krahasuar me kohën e Saliut. Në rradhë të parë ai që sëmuret sot ndoshta nuk e di si ishte dikur, në rradhë të dytë ka nevojë për shërbim sot, jo dje. Krahasimet me kohët e shkuara, ose më mirë të vdekura, janë nevoja e pushteteve në Shqipëri. A ju kujtohet në shkollë para viteve ’90 ku çdo gjë krahasohej me vitin 1938? “Pas realizimit të planit të pestë pesë vjeçar prodhimi i naftës në Shqipëri u rrit aksh herë në krahasim me vitin 1938…”

Dhe sot, mund të vuash nga mëlçia, zemra, veshka, nuk gjen anestezi, vig apo trinitrinë, por ama të jesh i bindur që është më mirë se në kohë të Saliut, madje shumëfish më mirë krahasur me vitin 1938.

Është fakt që sot të afërmit e të sëmurëve organizojnë turne që të jenë gjithmonë gati për të blerë barnat që kërkohen në farmacitë e ditës e të natës në rrethinat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Fjala vjen, përse njerëzit flenë në stolat dhe shkallët e Spitalit 5? Këta “gjumashë” janë rendësit e recetave që dalin nga pavionet, se ilaçe nuk ka. A i bien në sy kujt ata tek dremisnin nëpër shkallë apo heshtja është flori?

Dikur xhaxhi veterani tregonte bëmën e luftëtarit që ja prenë këmbën me sharrë druri, pa anestezi, ndërsa ky i fundit sfidonte dhimbjen me këngë partizane. Duke u nisur nga ky shembull heroik që ka gjasë të jetë burim i fantazisë së varfër të xhaxhi veteranit, rekomandohet që në spital të shkohet ose me shumë pare, ose me një koçan kallamoqi që e vendos mes dhëmbëve, nëse je për t’u therrur me bisturi.

/tesheshi.com/

Etiketa: anesteziEnkel Demigjumashëkallamoqikëngë partizanekoçanmëlçiaQendra Spitalore “Nënë Tereza”sharrë druritrinitrinëveshkavigxhaxhi veteranizemra

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para

Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona –

Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona –

22:31 | 30/09/2023
Humbje mizore, 1 gol na e anuloi VAR-i –

Humbje mizore, 1 gol na e anuloi VAR-i –

22:25 | 30/09/2023
Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

21:55 | 30/09/2023
Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

21:51 | 30/09/2023
Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

21:27 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona –
  • Humbje mizore, 1 gol na e anuloi VAR-i –
  • Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –
  • Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –
  • Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –
  • Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona –
  • Humbje mizore, 1 gol na e anuloi VAR-i –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com