Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë 42-vjeçari që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur me thikë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi personi në fjalë e ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me thikë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit me inicialet F. Sh., banues në Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.