Një avokat dhe dy oficerë policie janë arrestuar ditën e sotme në Fier pasi akuzohen se kërcënonin dhe u merrnin para qytetarëve.
Pas disa muajsh hetime kanë rënë në pranga shtetasit K.Xh., 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri, nën-komisar M.H., 32 vjeç, dhe nën-komisar E.M., 34 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.